Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sian Phillips nga Lancaster – një femër fyelltare angleze e cila iu përkushtua fyellit

Sian Phillips
Foto: Veneta Nikollova

Dikur në traditën bullgare nuk pranohej që gratë të luanin në instrumente muzikore, e aq më pak kur flitej për instrumentet frymore. Por, me kalimin e kohës tabutë bien dhe në ditët tona takohen jo një e dy bullgare të talentuara, të cilat janë interpretuese të shkëlqyera në tambura, gëdullka, gajde, fyell e të tjera.

Muzika bullgare grumbullon një popullaritet të gjerë jashtë kufirit, prandaj nuk duhet të na çuditë se krahas instrumentisteve tona të shkëlqyera tanimë renditen dhe të huaj. Mes tyre është dhe Shoan Filips (Sian Phillips).

E takuam në Tubimin Kombëtar të Krijimtarisë Folklorike në qytetin Koprivshtica në fillim të gushtit - një grua e imët me një vështrim të gjallë dhe një buzëqeshje të ngrohtë. Shoan është angleze nga Lancaster dhe një nga mijëra adhurueset  e huaja të folklorit tonë jashtë kufijve. “Fyelli është një instrument i mrekullueshëm”, thotë Shoan dhe shton:

“Ai është i projektuar në mënyrë tepër të thjeshtë, por është universal. Është kromatik, ka disa regjistra dhe është shumë i lehtë për të lëvizur. Përmes tij mund të përvetësosh një traditë shumë të bukur në fushën e muzikës suaj. Folklori bullgar është jashtëzakonisht i pasur, kurse të kënduarit tuaj është unikal! Harmonitë janë fantastike, por po kështu dhe vetë meloditë janë shumë të bukura dhe mjaft të ndërlikuara, të mos të flasim për ornamentikën. Kjo është një muzikë e një mjeshtërie të lartë, e cila meriton që të popullarizohet nëpër botë”.

Fyelli bullgar punohet më shpesh prej një druri kumbulle ose qershie, kurse tingulli, të cilin e prodhon është i butë, i ngrohtë dhe ndikues. Për Shoan ky është një instrument ekzotik i cili nuk takohet në folklorin e vendit të saj, por është i shpërndarë gjerësisht në shtete si Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Turqia, si dhe në disa vende arabe. Anglezja është pjesë nga një orkestër shumëkombëshe ballkanike, e cila i zhvillon provat e veta në Amsterdam. Ajo jep dhe mësim në muzikë në një shkollë fillore, ndërkohë ka fituar përkrahjen e Këshillit të Arteve të Mbretërisë së Bashkuar (Arts Council), /financuar nga lotaria e tyre/ dhe tani studion me hollësi muzikën ballkanike, përfshirë këtu dhe atë bullgare. Por, çfarë mënyre më të mirë për këtë nga...mësimi i fyellit!

Që prej dy vjetëve Shoan me një këmbëngulje të madhe përvetëson sekretet e tij tek fyelltari nga qyteti Plovdiv Kirill Belezhkov. Përpara se të vijë në Koprivshtica, bashkë me kolegët e saj  nga orkestra ballkanike, kalojnë përmes një përgatitjeje njëjavore për pjesëmarrjen e tyre në tubim. Kujtohet për pjesëmarrjen e saj të fundit në tubimin folklorik:

“Përpara 18 vjetëve unë vizitova qytetin Koprivshtica, kjo ishte gjatë vitit 2005, dhe kishte përmbytje! Dhe që të gjithë u transferuan poshtë në qytet, për shkak të kohës së keqe. Por ishte një situatë mjaft zbavitëse! Dhe unë ruajta kujtime të shkëlqyera nga kjo kohë, dhe prandaj doja që të kthehem. Tani jam këtu me partnerin tim. Ai po mësohet të ekzekutojë në gajden tuaj, për herë të parë po e viziton vendin tuaj dhe po argëtohet shumë” - thotë Shoan.  Dhe shton se çdo një ardhje në Bullgari e pasuron dhe e përmbush me emocione pozitive.

Në fund me një gatishmëri del në foto bashkë me një grup gajdexhinjsh të ardhur nga ana tjetër e Bullgarisë, që të demonstrojnë si ajo talentin e tyre dhe dashurinë ndaj muzikës tonë popullore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasill Drumev – Mitropoliti Kliment Tërnovski

Mitropoliti Kliment - në shërbim të Zotit dhe Atdheut

Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..

botuar më 24-12-22 9.25.PD

Për të ruajtur identitetin e tyre, bullgarët në Shqipëri kanë nevojë edhe për mbështetje shtetërore

"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..

botuar më 24-12-13 7.30.PD
Nuredin Nuredinaj

Nuredin Nuredinaj nga Gora: "Duhet t'iu rikthehemi vlerave njerëzore dhe të ruajmë identitetin tonë"

Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023).  Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..

botuar më 24-12-08 8.45.PD