Më së voni të hënën, qeveria pret një përgjigje nga Gazprom për të rifilluar bisedimet, tha për Nova TV ministri i energjisë nga qeveria e përkohshme Rosen Hristov. Kabineti i ka dërguar informacion kompanisë ruse se është gati të negociojë.
Bullgaria do të propozojë zgjatjen e periudhës për marrjen e sasive të mbetura të gazit në kuadrin e kësaj kontratë. “Ne nuk mund t’i shpenzojmë, ndaj propozimi ynë do të jetë që ato të pranohen edhe në vitin 2023”, sqaroi ministri. Në tryezën e negociatave do të vendoset edhe ideja për heqjen e pagimeve paraprake ndaj Gazpromit dhe paratë të transferohen pas marrjes së gazit.
“Nëse kushtet tona nuk pranohen, ne nuk do të vazhdojmë me Gazpromin”, tha Rosen Hristov. Sipas fjalëve të tij, bisedimet e mundshme do të kenë të bëjnë vetëm me kontratën e vjetër. Ministri u shpreh i bindur se ka burime alternative të gazit natyror.Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..