Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitrovgrad feston 75 vjetorin e krijimit të vet

Foto: dimitrovgrad.bg

Me një logo të re dhe një program të pasur kulturor dhe muzikor, qyteti Dimitrovgrad shënon festën e vet. Ngjarja e parë emocionale është akoma gjatë ditës së shtunë, kur në kuadrin e “sallonit të makinave socialiste” do të tregohen modele emblematike të makinave tradicionale për periudhën e socializmit, por tanimë një gjë e rrallë për ditët e sotme si -“Lada”, “Volga”, “Moskviç”, “Trabant” e tjera. Në mbrëmjen e ditës së diel, adhuruesit e kinemasë  do të rikujtojnë tituj emblematik nga kinemaja bullgare gjatë kohës së koncertit “Muzika në kinema”, në të cilin do të tingëllojnë melodi të dashura nga hitet e filmave bullgarë dhe botërorë. Në planetariumin “Xhordano Bruno” do të projektohen fimat “Nga Toka deri tek Universi”, “Dielli”, “Përmes botëve të largëta”, “Kërkimi Kozmik”.

Fillimin e programit të koncerteve  do ta verë spektakli i Nina Nikolinës JAZZ & TRADITIONS VOL.2, i cili do të zhvillohet më 31 gusht. Nata tjetër i kushtohet pasurisë dhe bukurisë së valleve popullore bullgare me interpretimet e ansamblit folklorik profesional të Burgasit “Stranxha”. Në lidhje me festën më 2 shtator në qytet do të jetë për vizitë dhe një nga këngëtarët më të dashur bullgar Ljubo Kirov.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD