Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Depresione, sindroma bërnaut dhe stres – bullgarët po bëhen gjithnjë e më të shqetësuar

Ekonomia evropiane humbet më shumë se 620 miliardë euro në vit për shkak të mungesave nga puna të lidhura me depresion, sindromën bërnaut dhe mbingarkesë mendore, thotë raporti i Parlamentit Evropian

Foto: Pixabay

Në Bullgari, midis 30-35% e njerëzve e lidhin shqetësimin e tyre psikologjik me problemet në punë.Por jo vetëm.Rreth pandemisë me Covid-19, bllokimet, kriza ekonomike dhe tani lufta në Ukrainë, shëndeti mendor i bullgarëve po përkeqësohet ndjeshëm. “Po vëmë re një rritje të gjendjeve nevrike, si shqetësime paniku, obsesive dhe çdo lloje shqetësimesh të tjera” - tha për Radio Bullgarinë doktoresha Cvetesllava Gëllëbova, psikiatre dhe drejtoreshë e spitalit psikiatrik shtetëror “Shën Ivan Rilski” dhe shton:

“Ky mjedis i një pasigurie, paqëndrueshmërie, kërkesash gjithnjë në rritje ndaj personit për të përballuar vështirësitë, çon në shterimin e energjisë mendore, duke u kthyer në një kusht të favorshëm për shfaqjen e çrregullimeve të ankthit. Tek ne, kemi probleme shumë serioze me mjedisin e punës. Ka të dhëna për këtë se sa persona punojnë pa kontratë pune ose në kushte që nuk korrespondojnë me kontratën e tyre të punës. Nuk janë të paktë dhe njerëzit, të cilët punojnë pa sigurime, me një ditë pune shumë të zgjatur, ose në një mjedis, i cili nuk i përgjigjet kërkesave për llojin përkatës të punës. Nga ana tjetër njerëzit u bënë shumë të nervozuar, të shqetësuar, të pasigurt dhe kjo ndikon seriozisht mbi marrëdhëniet e përbashkëta në vendin e punës. Dhe gjërat vërtiten në një rreth vicioz që kontribuon në rritjen e numrit të çrregullimeve neurotike në vendin tonë.”


Statistikat janë befasuese - 14,5% e bullgarëve vuajnë nga çrregullime mendore në një fazë të jetës së tyre.Sigurisht që jo të gjitha devijimet janë rezultat i stresit në vendin e punës.Ankthi, depresioni, fobitë dhe varësia nga alkooli dhe droga bëjnë pjesë në grupin e të ashtuquajturveçrregullime të shpeshta mendore në vendin tonë, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Shëndetit Publik dhe Analizës. Mediat gjithashtu kontribuojnë në mjedisin e pashëndetshëm mendor në shoqëri.

Sepse mediat vazhdimisht nxjerrin lajme të këqija – thotë doktoresha Gëllëbova.- Është e qartë se shumica e njerëzve informohen nga televizioni, dhe vetë transmetuesit televizivë e pranojnë se lajmet e këqija “shesin”, prandaj janë në radhë të parë. E shikojmë sesi fillojnë lajmet - vrasje, katastrofa të rënda në rrugë, probleme vjedhje...E gjithë kjo ndikon jashtëzakonisht keq mbi shëndetin tonë psikik”.

Sipas doktoreshës Gëllëbova psikika njerëzore “nuk thyhet që sot për nesër”. Shqetësimet shfaqen pak nga pak me kalimin e kohës, ato janë rezultat i grumbullimit të problemeve. Për një kohë të gjatë njeriu mundet që t’i mposhtë, por në një moment të caktuar diçka thyhet dhe paraqiten simptomat e para si  djersitje, frymëmarrje të shpejtë, rritje të presionit të gjakut e tjera. Atëherë është mirë që secili prej nesh të kërkojë ndihmë nga një specialist.

Fatkeqësisht, shëndeti mendor është ende një temë tabu në Bullgari.Zakonisht bullgari refuzon të pranojë se ka nevojë për ndihmë në situata të tilla.Problemi është edhe financiar. Sepse Fondi Shëndetësor nuk mbulon shpenzimet e psikoterapeutit. Në fund të fundit, gjendjet shqetësuese mbeten pa ndonjë shërim dhe mund të çojnë deri në pasoja serioze.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD

Elizabeth Bleiker nga Zvicra: Bullgaria duhet të mbetet autentike për të intriguar turistët evropianë

Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..

botuar më 25-01-06 7.30.PD