Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rastet pozitive të Covid-19 vazhdojnë të ulen

Foto: BNR

Rastet e reja me Covid-19 për 24 orët e fundit janë 777. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, 13.8 për qind nga 5635 testet e kryera rezultuan pozitive.

Në spitale janë të shtruar 813 pacientë të infektuar, nga të cilët 52 janë në terapi intensive. 113 të infektuar me koronavirus u pranuan në spitale në 24 orët e fundit. Në po këtë periudhë vdiqën 3 persona me Covid të konfirmuar.

Në 24 orët e fundit u imunizuan 1309 veta kundër koronavirusit. Tashmë në vendin tonë janë 2 069 306 persona me ciklin e përfunduar të vaksinimit. Me doza përforcuese janë 867 533 veta dhe me gjilpërën e katërt 64 053.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlladimir Malinov

Bullgaria mund të dërgojë karburantin e saj bërthamor të harxhuar në Finlandë

Bullgaria po shqyrton mundësinë e groposjes së karburantit bërthamor të shpenzuar nga Centrali Atomik Elektrik  “Kozlloduj” në Finlandë. Këtë e tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov, në një seancë dëgjimore në Kuvendin Popullor..

botuar më 24-08-19 4.34.MD

Policë dolën në një protestë para presidencës në mbështetje të ministrit të brendshëm

Nëpunës të Ministrisë së Brendshme u mblodhën përpara ndërtesës së presidencës në Sofje dhe lëshuan sirenat e makinave në shenjë mbështetjeje të ministrit të brendshëm Kalin Stojanov. Kjo ndodhi pasi presidenti Rumen Radev në fillim të ditës së..

botuar më 24-08-19 2.23.MD

Toka bujqësore bullgare u shtrenjtua pas hyrjes së Bullgarisë në BE

Çmimi i tokës bujqësore në vend pothuajse u dyfishua në çmim, ose me 108.7% në 7 vitet e fundit, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në vitin 2016, çmimi mesatar për dynym ishte 770 leva (386 euro), ndërsa vitin e kaluar ishte..

botuar më 24-08-18 8.15.PD