Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nis fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare

Foto: arkiv

Më 2 shtator fillon zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Bullgari të 2 tetorit 2022. Ajo do të përfundojë në mesnatën e 30 shtatorit 2022. Dita e reflektimit do të jetë më 1 tetor.

Për pjesëmarrje janë regjistruar 23 parti dhe 6 koalicione, por njëra prej tyre - "Partia e Bashkuar Popullore" nuk ka regjistruar listat e kandidatëve në asnjë zonë zgjedhore dhe nuk do të dalë në fletëvotim.

Afati i fundit për aplikimet për votim jashtë shtetit është mesnata e 6 shtatorit. Është planifikuar që numri total i seksioneve jashtë vendit të mos kalojë 800. Tradicionalisht, më shumë aplikime për votim jashtë shtetit ka në Turqi, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Spanjë /në Evropë/ dhe në SHBA /jashtë Evropës/.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD