Një afresk që rikrijon nguljen e gozhdëve për Kryqëzimin mund të shihet në Manastirin e Zemenit. Është pikturuar në shekullin e XIV dhe është unike në llojin e vet, pasi skena nuk gjendet në pikturën fetare botërore, njofton Administrata e Qarkut e Pernikut.
Afresket në kishën e manastirit “Shën Gjon Teologu" e ndjekin udhëtimin e Jezusit deri në Golgota. Një artist i panjohur në trojet tona e ka interpretuar në mënyrë të veçantë subjektin biblik "Darka e Fundit", duke e përshkruar Krishtin dy herë - duke e dhënë bukën dhe duke e derdhur verën. “Krishti i Dyfishtë” nuk mund të shihet askund tjetër, pretendon Administrata e Qarkut. Ky lexim i ndryshëm e bën tempullin jashtëzakonisht të vlefshëm për kulturën botërore.Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..