Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DJ Fabrizio Parisi: Folklori bullgar nuk duhet të mbetet i kufizuar në audiencën e të rriturve

Foto: Ivan Ermenkov

"Detyra jonë si DJ dhe producentë është të nxisim interesin e të rinjve për muzikën tradicionale bullgare," tha për Radio Bullgarinë Fabrizio Parisi, i cili ka gjak bullgar dhe italian në venat e tij.

Ai ka lindur në Bazel /Zvicër/, dhe jeton aty vetëm derisa është 5 vjeç, kur bashkë me familjen e tij transferohen në Itali. Babai i tij është një producent muzikor nga Italia, kurse takimi me nënën e tij në Bullgari është fryt i një rastësie të thjeshtë derisa ndodhet në Bullgari për disa ditë gjatë viteve 70 të shekullit të kaluar. Puna e babait të tij me super yjet e estradës italiane si Ricchi e Poveri dhe Al Bano dhe Romina Power e bën jetën e Fabrizios dinamike dhe të vështirë, por marrëdhënien me muzikën ia detyron atij:

“Ai ishte njeriu i parë i cili më bëri të ekzekutoj, në vend që të zgjedh të kënduarit, ashtu siç doja unë. Akoma 6 vjeç unë fillova të ekzekutoj muzikë klasike në piano.”

Kujtimet e shkëlqyera të fëmijërisë për Fabrizion janë koncertet që ka ndjekur me të atin, muzika e Santana-s, The Doors, Led Zeppelin.“Akoma që  atëherë doja të ngjitesha në skenë dhe të përjetoja emocionet e interpretuesve”, kujtohet Parisi.


Sot muzika rok vazhdon të jetë ndër të preferuarat e tij, por në performancat e tij në skenë ai mbështetet tek hausi, një stil i preferuar nga publiku më i ri.Ndonëse e njeh mirë muzikën popullore bullgare që në vitet e tij si nxënës në shkollën e muzikës në Ruse, Fabrizio bëri eksperimentin e tij të parë me të mezi aty në vitin 2017, kur lindi melodia e njohur Sunbeams.Videoja pranë saj është njëfarë udhëtimi deri tek skajet më të bukura të Bullgarisë.

Sot muzikanti e ndan kohën e tij midis Italisë dhe Bullgarisë, kurse atdheu ynë është një burim i përhershëm i frymëzimit të tij. Dhe pohon se gjatë zgjedhjes së këngës popullore, mbi të cilën do të punojë, niset me një respekt të madh:

“Duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sepse muzika popullore bullgare është pothuajse tërësisht me ritme të pabarabarta – shpjegon artisti. Një pjesë e madhe nga muzika popullore është krijuar gjatë 5 shekujve  në të cilat kemi qenë nën sundimin osman. Prandaj historitë e treguara në këngët, mbajnë në vetvete shpresën për një të ardhme më të ndritshme.

Gjëja tjetër e cila më drejton në zgjedhjen e këngës është zëri, i cili e këndon. Është shumë e rëndësishme të zgjedh zërin e drejt, i cili e di sesi do të tingëllojë në 40 000 W tingull, do të hyjë në zemrat e njerëzve dhe do t’i bëjë të dridhen. Zgjedhja e një kënge konkrete, e cila të fillojë të jetojë një jetë të re përmes remiksit është vetëm një pjesë nga detyra përgjegjëse të cilën e ka çdo një DJ ose producent, sqaron Fabrizio Parisi:

“Çdo një shtet ka folklorin e tij, por ai është i “mbyllur” mes një rrethi të ngushtë njerëzish, të cilët janë publiku i tij. Prandaj është shumë mirë, kur mundesh të përdorësh një pjesë nga kjo muzikë në melodinë tënde dhe ajo hyn nëpër klube. Kjo fitore na kthen ne, DJ dhe producentët, në një lloje edukatorësh, gjë që është shumë e mirë. Qëllimi ynë është që të rinjtë të dëgjojnë dhe po t’u pëlqejë të pyesin se nga vjen kjo muzikë, të interesohen dhe të kërkojnë hollësira.”

Sa u përket mundësive të interpretuesve bullgar për një sukses jashtë vendit, Fabrizio është kategorik se ato janë mjaft të barazuara me këto të të tjerëve nëpër botë. Problemi është në konkurrencën, e cila është e madhe dhe e bën suksesin të vështirë.

“Me paraqitjen e internetit u zhduk kufizimi territorial. Tanimë nuk ka rëndësi se ku ke lindur, ku jeton ose punon. Ju jap një shembull me Imanbek, i cili është një nga mbajtësit e fundit të çmimit “Grami”. Ai është nga Kazakistani dhe jeton në një qytet të vogël aty. Tanimë çdo gjë e cila është me rëndësi është cilësia e produktit përkatës, dhe jo kush dhe ku e ka krijuar.”

Foto: Facebook /@ Fabrizio Parisi



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Gjithçka ishte për të mirë"

Në prag të pranverës dy nga këngëtaret e njohura bashkëkohore bullgare - Mihaella Fileva dhe Dara Ekimova - u prezantojnë fansave të tyre një këngë të përbashkët. Përveç faktit që zërat e tyre tingëllojnë së bashku për herë të parë, ato janë edhe..

botuar më 24-03-08 7.45.PD
Konushenski Orkestër

80 vjetori i klarinetistit Nikolla Iliev

Më 7 mars shënojmë 80-vjetorin e lindjes së një prej klarinetistëve më të njohur të muzikës popullore bullgare - Nikolla Iliev. I lindur më 7 mars 1944 në fshatin Konush të rajonit të qytetit Asenovgrad, ai u rrit në një familje të përkushtuar ndaj..

botuar më 24-03-07 6.55.PD

Lili Ivanova me një koncert në sallën legjendare "Flagey" në Bruksel

Pas një pauze dhjetëvjeçare, ylli i estradës bullgare, Lili Ivanova, do të mbajë sërish një koncert të madh në Bruksel. Ngjarja është më 6 mars në orën 20:00 me orën lokale në sallën legjendare "Flagey" të kryeqytetit belg dhe është nën patronazhin e..

botuar më 24-03-06 10.50.PD