Në kushtet e inflacionit rekord në vendin tonë, më shumë se 75% e bullgarëve kanë vështirësi të mbulojnë shpenzimet e tyre ditore, sipas një studimi të Institutit Kombëtar të Statistikave. 13% e të anketuarve e kanë shumë të vështirë t'ia dalin mbanë, dhe në ekstremin tjetër janë 3% e njerëzve – ata janë përgjigjur se i përballojnë lehtësisht shpenzimet. Më shumë se 70% e bashkatdhetarëve tanë deklarojnë se të ardhurat e familjeve nuk kanë ndryshuar vitin e fundit, ndërsa 8% kanë pasur rënie për shkak të humbjes së punës, falimentimit të biznesit apo uljes së rrogës. 19% thonë se të ardhurat e tyre janë rritur - kryesisht për shkak të indeksimit të pagave mujore ose rritjes së pensioneve dhe përfitimeve sociale.
Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..
Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..
Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..
228 zjarre janë shuar në vend në 24 orët e fundit, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Zjarrit dhe e Mbrojtjes së Popullsisë. Janë 181..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) kërkoi takim me presidentin Rumen Radev për të diskutuar krizën politike dhe mundësitë..
Presidenti Rumen Radev do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB),..