Më 15 shtator 1948 shkollat në mbarë Bullgarinë pritën solemnisht nxënësit e tyre, kurse 57 mijë fëmijë dëgjuan zilen e shkollës për herë të parë. Dhe ndërsa ideja e shkollës si një burim dijeje është në zemër të çdo shoqërie, ajo fare nuk është i vetmi burim nga i cili fëmijët mund të mësojnë më shumë për botën përreth tyre.
Vendi i çudirave - kështu e quajnë dhomën e demonstrimit për mësime të jashtëzakonshme të fizikës në Muzeun Politeknik Kombëtar në Sofje, ku zgjohet interesi dhe dashuria e të mëdhenjve e të vegjëlve ndaj kësaj shkence kaq të ndërlikuar në pamje të parë, e cila në fakt del mjaft dëfryese.
“Kabineti u ndihmon më tepër fëmijëve të afrohen dhe të kuptojnë ligjet fizike natyrore - sqaron inxhinierja Veselina Eneva, Zëvendës Drejtoresh e Departamentit “Ekspozitë, punë me publikun dhe projekte” në muze. - Teoria nuk është e mjaftueshme për të kuptuar parimet, veçanërisht të shkencave ekzakte, prandaj procesi arsimor zhvillohet në formën e trajnimit praktik. Nuk është rastësi që motoja e zyrës sonë është fraza e famshme e Konfucit: Dëgjova dhe harrova. Pashë dhe mbajta mend. E përjetova dhe e kuptova”.
Demonstrimet si metodë mësimore e kanë origjinën në Bullgari akoma që në vitet 70 të shekullit të 19-të, kur në shkollat e mesme në Plovdiv dhe Gabrovo krijohen kabinetet e fizikës. Themelues ka qenë Ivan Gjuzelev , kurse libri i parë shkollor bullgar i fizikës është shtypur nga mësuesi nga qyteti Koprivshtica Najden Gerov në Beograd, në verën e vitit 1849.
Për vizitorët më të vegjël që nuk e mësojnë ende këtë lëndë në shkollë, demonstrimi është i përshtatur për t'i bërë ata të kuptojnë faktin se ekzistojnë ligje themelore natyrore që shkenca ka vendosur dhe të cilave dukuritë në botën rreth nesh u binden pa kushte, për të pranuar se fizika është pjesë e përditshmërisë së secilit, edhe kur parimet dhe ligjet e saj duken si mrekulli. Ata vërtet habiten kur kthejnë pajisjen që demonstron formën gjeoidale të Tokës dhe kuptojnë se planeti ynë nuk është në të vërtetë një sferë.
“Sytë e tyre shkëlqejnë! Janë të mahnitur, por dalin të kënaqur, dhe ka të tillë të cilët nuk duan të ikin - buzëqesh Veselina Eneva. - Një krenari për muzeun është fakti se, kabineti i demonstrimeve është i pajisur me pajisje me një vlerë historike. Një pjesë prej këtyre pajisjeve janë në një gjendje punuese dhe pas restaurimit të tyre profesional janë gati për të hyrë në punë përsëri. Kabineti pasurohet vazhdimisht me instalime eksperimentale moderne, por theksi mbetet tek pajisjet e vjetra. Fakti se ato janë nga një epokë e kaluar, në asnjë mënyrë nuk merr nga aftësia e tyre të mbajnë vëmendjen e nxënësve në rritje. Madje përkundrazi. Kjo u vesh një vlerë suplementare të shtuar dhe hijeshi” - është kategorike bashkëbiseduesja jonë.
Por, ja dhe urimin, të cilin e drejtoi Veselina Eneva ndaj të gjithë pjesëmarrësve të ardhshëm në çudirat e vogla:
“Gëzuar ditën e parë të shkollës të gjithë nxënësve dhe mësuesve! Falënderojmë ata me të cilët kemi punuar dhe mezi presim t'i shohim sërish gjatë këtij vit shkollor. Përpara për mrekulli!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Muzeu Politeknik Kombëtar dhe Desisllava Semkovska
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..