Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Moska dëshiron të legjitimojë agresionin në Ukrainë përmes referendumeve të rreme

| rinovuar më 22-09-21 11.09.PD
Foto: Pexels

Në një fjalim televiziv, udhëheqësi rus Vlladimir Putin mbështeti vendimin “spontan” të separatistëve në territoret e pushtuara ukrainase për të mbajtur referendume për bashkimin me Rusinë. Putin shpalli një mobilizim të pjesshëm ushtarak prej 300 000 rezervistësh për luftën në Ukrainë dhe kërcënoi se Rusia është gati të shfrytëzojë armë bërthamore në luftë. Kremlini njoftoi gjithashtu një mobilizim për kompleksin industrial ushtarak rus.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg shkroi në Twitter: “Referendumet e rreme nuk kanë legjitimitet dhe nuk ndryshojnë natyrën e luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës”.

Diplomati i parë i BE-së, Josep Borrell, tha se Brukseli nuk do t’i njohë rezultatet e referendumeve. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha se Uashingtoni i kundërshton pa mëdyshje këto referendume.

Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Rusinë për imperializëm. Ai i përshkroi planet për votime në territoret ku po zhvillohet lufta si një “parodi”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz komentoi se “ambiciet perandorake” të Presidentit rus Vlladimir Putin mund të çojnë në kolapsin e Ukrainës dhe Rusisë nëse Putin nuk pranon se nuk mund ta fitojë luftën.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 janarin 2025

Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...

botuar më 25-01-16 7.35.MD

Presidenti Radev u takua me ambasadorin e Palestinës në Bullgari

Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..

botuar më 25-01-16 6.24.MD

Protestuesit në Sofje kërkojnë një Vitosha më të aksesueshme

Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...

botuar më 25-01-16 3.59.MD