Më 22 shtator të vitit 1908 për herë të parë tingëlloi Himnin e Pavarësisë, i krijuar pikërisht në ditën kur u shpall solemnisht Pavarësia e Bullgarisë në qytetin Veliko Tërnovo. Kjo ishte një ditë në të cilën i gjithë vendi po festonte, ndërsa në qytetin tonë të Detit të Zi, Burgas, u dëgjua për herë të parë kjo këngë marshimi. Autori i saj ishte Georgi Shagunov – drejtues i orkestrës së Regjimentit të 24-të të Këmbësorisë të Detit të Zi, një muzikant me kontribut të madh në zhvillimin e orkestrave simfonike, koreve të ndryshme, në hedhjen e themeleve të operës në qytet.
Më 22 shtator 1908, i frymëzuar nga ngjarja e madhe, Shagunov krijoi tekstin dhe melodinë e himnit. Ai e mësoi menjëherë me orkestrën ushtarake të frymëmarrjes. Fatkeqësisht, himni u harrua më vonë. E gjetur në arkivin e kompozitorit, ai u rikthye në jetë në fillim të mijëvjeçarit të ri. Njihet gjithashtu si “Himni i Pavarësisë” - një variant i titullit origjinal.
Georgi Shagunov është autor i rreth 2000 veprave, ndër të cilat janë disa nga marshet emblematike ushtarake bullgare. Ai shkroi edhe mjaft vepra në frymën e muzikës laike, në modë në atë kohë. Pak kohë më parë, u restauruan partiturat e disa prej tyre dhe u prezantuan në një koncert në Burgas. Regjistrimet dokumentare të këtij koncerti na siguroi Rumjana Emanuilidu - gazetare e njohur, autore librash biografikë, studiuese dhe admiruese e madhe e krijimtarisë së Shagunovit.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..