Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°, në Detin e Zi pak më të larta, në Sofje rreth 11°. Do të mbajë mot kryesisht me diell deri në mesditë. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në vende të izoluara në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri në 28°, në Sofje – 24°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me diell me temperatura deri në 26°. Në jug të Burgasit, pasdite janë të mundshme shira të shkurtër.
Në male do të jetë me diell, pas dite do të ketë vranësira. Në zona të izoluara mbi masivet perëndimore do të bjerë shi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 18°, në 2000 m deri në 11°.
Të enjten do të jetë pa reshje shiu. Temperaturat gjatë ditës do të rriten.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..