Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njeriu i plagosur nga rrufeja nuk është në rrezik

Foto: BGNES

Gjendja e të plagosurit nga stuhia e djeshme është jashtë rrezikut për jetën. Sipas drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Urgjencës “Pirogov”, Dr.Valentin Dimitrov, pacienti ka rreth 20 për qind djegie në trupin e tij, por ai është adekuat dhe natën e ka kaluar në qetësi. Nuk ka të dhëna për lëndime të tjera që ndikojnë në funksionet jetësore. Viktima ishte bashkë me tri personat e vdekur nga rrufeja, të cilët u fshehën nga stuhia nën një pemë, në një kopsht në qendër të kryeqytetit. Sipas Dr. Dimitrov, i mbijetuari duket se është rreth 20-25 vjeç. Ai ka përmendur se është shtetas sirian, por është pa dokumente dhe nuk ka identitet të përcaktuar. Drejtori i Spitalit “Pirogov” sqaroi se ende nuk ka informacione për statusin e tij në vendin tonë dhe se çfarë po bën në vendin tonë. Vijon sqarimi i shkaqeve që çuan në vdekjen e shokëve të tij, të goditur nga rrufeja.

Pas stuhisë së mbrëmshme, situata në Sofje është normalizuar dhe nuk ka dëme serioze. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, dy të tretat e 18-19 mijë vetëtimave që goditën Bullgarinë dhe Rumaninë Jugore gjatë stuhisë së djeshme ishin në vendin tonë. Lidhur me këtë eksperti i mbrojtjes nga rrufetë, Hristomir Ivanov, në një intervistë për BNR theksoi se në Sofje mbi 80 për qind e ndërtesave janë pa mbrojtje nga rrufeja, veçanërisht godinat e vjetra. Një të tillë e kanë pasur gjatë ndërtimit, por gjatë riparimeve të çatisë së tyre vitet e fundit, instalimet janë hequr masivisht.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga hutët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në Gazë...

rinovuar më 25-01-23 5.55.MD

Qytetarët protestuan në mbështetje të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”)

Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..

botuar më 25-01-23 3.51.MD
Temenuzhka Petkova

Deficiti buxhetor është 18 miliardë leva (afërsisht 9 miliardë euro)

Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..

botuar më 25-01-23 3.14.MD