Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të shpërndara të larta. Do të fryjë erë e lehtë jugore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 17°, në Sofje rreth 12°.
Ditën e shtunë do të ketë vranësira mesatare dhe të larta, të cilat pas mesditës do të trashen. Në mbrëmjen dhe natën e së dielës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje të shkurtra shiu, vende-vende të përkohshme intensive dhe të konsiderueshme në sasi, të shoqëruara me shtrëngata. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugperëndimore e cila gradualisht do të orientohet nga drejtimi perëndimor. Moti do të jetë i ngrohtë me temperatura maksimale ndërmjet 27° dhe 32°, në Sofje - rreth 28°.
Mbi male do të ketë vranësira mesatare dhe të larta, të cilat pas mesditës do të trashen. Pas mesditës dhe natës të dielën, në masivët e Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Në disa vende reshjet do të jenë përkohësisht intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra rreth 18°, në 2000 metra rreth 13°.Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..