Rezultatet e exit poll-it të Gallup International Balkan, partner mediatik i BNR-së, tregojnë se 8 parti dhe koalicione po hyjnë në parlamentin e ri të 48-të, me njërën prej tyre në prag. Të dhënat e agjencisë tregojnë shpërndarjen e mëposhtme të votave nga zgjedhjet parlamentare në Bullgari, që nga ora 20:00 e datës 2 tetor 2022:
GERB-SDS: 24.7%, ose 63 mandate
"Po e vazhdojmë ndryshimin":18.8%, ose 48 mandate
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS): 14.5%, ose 37 mandate
Partia Socialiste Bullgare (BSP): 10.8%, ose 30 mandate
"Vëzrazhdane": 10.2%, ose 23 mandate
"Bullgaria Demokratike": 7,4%, ose 19 mandate
"Ka një popull të tillë": 4.6%, ose 12 mandate
"Ngritja bullgare": 4.0%, ose 8 mandate
“Ngrihu, Bullgari” është nën barrierën prej 4 për qind për të hyrë në parlament me një rezultat prej 1.2%.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 48-të të Kuvendit Popullor është 35.3%. 3.3% e votuesve kanë votuar me “Nuk mbështes askënd”.
Në zgjedhje morën pjesë gjithsej 22 parti dhe 6 koalicione. Mbi 6 600 kandidatë iu bashkuan betejës për një vend në parlamentin bullgar prej 240 vendesh.
Bullgarët jashtë vendit votojnë në 755 qendra votimi jashtë vendit. Më së shumti janë në Republikën e Turqisë, në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani, Spanjë dhe Itali.
Deri në orën 19:00 të ditës së zgjedhjeve janë pranuar 135 raporte për shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe të të drejtave politike të qytetarëve, njoftoi MPB.Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..