Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KQZ: Pjesëmarrja më e ulët e votuesve që nga viti 1989

Cvetozar Tomov
Foto: BGNES

Po vazhdon përpunimi i fletëve zgjedhore. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 2 tetorit duhet të shpallen më së voni të enjten, por kjo mund të ndodhë edhe më herët, tha në një konferencë Cvetozar Tomov nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Atëherë do të bëhet e qartë pjesëmarrja e saktë e votuesve. Deri atëherë, protokollet do të rifuten dhe më pas do të krahasohen rezultatet.

Sipas të dhënave deri tani, kanë votuar pak më shumë se 2.5 milionë njerëz, që është pjesëmarrja më e ulët nga çdo zgjedhje e mbajtur që nga viti 1989.

Instituti Kombëtar i Statistikave publikoi sot të dhënat nga regjistrimi i vitit 2021, sipas të cilit numri i bullgarëve është ulur me mbi 844 mijë. Nëse ato do të ishin shpallur më herët, kjo do të ndikonte në shpërndarjen e mandateve në rajonet zgjedhore, komentoi Cvetozar Tomov. Kodi Zgjedhor parashikon që ndarja e mandateve në rajonet zgjedhore të bazohet në rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes mbush 27 vjeç

Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..

botuar më 25-01-28 3.41.MD

Burgas ka ambicie të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032

Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..

botuar më 25-01-28 2.27.MD
Deljan Dobrev

Deljan Dobrev nga GERB: Deficiti buxhetor është 9%

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..

botuar më 25-01-28 12.26.MD