Po vazhdon përpunimi i fletëve zgjedhore. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 2 tetorit duhet të shpallen më së voni të enjten, por kjo mund të ndodhë edhe më herët, tha në një konferencë Cvetozar Tomov nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Atëherë do të bëhet e qartë pjesëmarrja e saktë e votuesve. Deri atëherë, protokollet do të rifuten dhe më pas do të krahasohen rezultatet.
Sipas të dhënave deri tani, kanë votuar pak më shumë se 2.5 milionë njerëz, që është pjesëmarrja më e ulët nga çdo zgjedhje e mbajtur që nga viti 1989.
Instituti Kombëtar i Statistikave publikoi sot të dhënat nga regjistrimi i vitit 2021, sipas të cilit numri i bullgarëve është ulur me mbi 844 mijë. Nëse ato do të ishin shpallur më herët, kjo do të ndikonte në shpërndarjen e mandateve në rajonet zgjedhore, komentoi Cvetozar Tomov. Kodi Zgjedhor parashikon që ndarja e mandateve në rajonet zgjedhore të bazohet në rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë.Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..