Anija Danuvina Alacris – “Danubi i Gjallë”, një kopje e një anije romake, tashmë kaloi me sukses distancën midis qyteteve bullgare buzë Danubit Vidini dhe Llom. Anija u ndërtua për 2 vjet në Gjermani duke përdorur teknologjinë e lashtë të shekullit të IV para Krishtit me vegla antike.
Danuvina Alacris është pjesë e projektit ndërkombëtar Living Danube Limes – “Limes (rrgë) i Gjallë Danubiane”, financuar në kuadër të programit transnacional “Danub” 2014 - 2020. Duke filluar nga 16 korriku nga Ingolshtadt në Gjermani, ekspedita lundroi nëpër 8 vende, tokat e të cilave dikur ishin pjesë e Perandorisë Romake. Në nëntor, ekspedita do të përfundojë në Rumani. Në ekipin ndërkombëtar merr pjesë edhe Prof. Stojan Prodanov.
Lundrimi mbështet nominimin në UNESCO që Limesi i Danubit të shpallet një vend i trashëgimisë botërore.
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..