Sindikata e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Termocentralin “Marica Lindje 2” shpalli gatishmërinë për të protestuar. Ata kërkojnë rikthimin dhe rishikimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë së Bullgarisë, për shkak të rrethanave të forcës madhore. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Termocentral Dejan Djakov, theksoi se duhet të rishikohen edhe planet për një tranzicion të drejtë për rajonet Stara Zagora, Kjustendill dhe Pernik, të cilat janë ende duke punuar. Ai kujtoi se u kontraktua një reduktim prej 40 për qind të emetimeve të karbonit nga termocentralet me qymyr deri në vitin 2026. Sipas tij, është vetëvrasje mbyllja e termocentraleve me qymyr në një periudhë kaq të shkurtër kohore.
“Marica Lindje 2” është termocentrali më i madh i rinovuar me qymyr në Bullgari.
Në kishën “Shën Mbreti Boris-Mihaill” me një liturgji përshpirtje u përkujtuan katër të vdekurit në përmbytjen e vitit të kaluar në Carevo. Banorët vendas dhe të afërmit e katër të ndjerëve kujtuan me dashuri dhe mirënjohje veterineren Dr. Daniella..
"Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP), "Demokratët për një Bullgari të fortë" (DSB) dhe "Lëvizja Po Bullgaria" (Po Bullgaria) nënshkruan një marrëveshje koalicioni për të marrë pjesë në zgjedhjet për përfaqësuesit e popullit më 27 tetor. Koalicioni do të..
Bashkimi mes BSP-së dhe lëvizjeve të tjera të majta shpreson të arrijë një ndryshim real që do të jetë një alternativë reale për qytetarët bullgarë. Sipas ushtruesit të detyrës së kryetarit të BSP-së Atanas Zafirov, në politikë nuk ka vend për “unë”,..
Garat tradicionale të kuajve dhe luftimet popullore mbledhin sportdashës të shtunën në Isperih. Kalorësit dhe kuajt nga pjesë të ndryshme do të..
Pomorie, Varna dhe Sofja përfaqësojnë vendin tonë në stendën bullgare gjatë ekspozitës ndërkombëtare turistike International French Travel..
Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave..