Gjykata e Apelit në Plovdiv urdhëroi ekstradimin e 23-vjeçarit Ivan Tilev nga Pazarxhiku, i akuzuar nga Prokuroria Gjermane për mashtrim financiar me vlerë prej 800 mijë euro. Të afërmit dhe miqtë e të riut organizuan një protestë para godinës së gjykatës.
Në gusht të këtij viti, Tilev ka shkuar për të rinovuar pasaportën e tij, por nga sektori “Dokumentet bullgare të identitetit” të policisë e kanë njoftuar se është lëshuar një urdhër evropiane për arrestimin e tij dhe e kanë vënë në pranga. Më pas Tilev zbuloi se është akuzuar nga prokuroria gjermane për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për mashtrim financiar me vlerë prej 14 milionë eurosh. Objekti i hetimit është kompania “Team Group” me menaxherë një izraelit dhe një serbe. Tilev ka punuar në call qendrën e kompanisë që nga viti 2019 dhe ka ofruar konsultime financiare përmes telefonit me klientët që investojnë para në letra me vlerë dhe kriptovaluta, pasi ka aplikuar për punë sipas një shpalljeje të zakonshme për punë për persona që zotërojnë gjermanisht dhe bullgarisht, raportoi BNR Plovdiv.Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të parlamentit për Samitin e NATO-së në Uashington, u bë e qartë se nuk bëhet fjalë fare për dhënien..
Gushti nuk është muaji më i mirë për një fushatë zgjedhore, as zgjedhje deri në mes të shtatorit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Banka e Vitit”. “Unë jam i detyruar të mendoj jo vetëm për..
Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të shkurtra shiu. Era do të vazhdojë të fryjë nga drejtimi perëndimor kryesisht e dobët. Temperaturat do..
Njësia 6 e Termocentralit Bërthamor “Kozlloduj” u lidh me sistemin kombëtar të energjisë elektrike më 8 korrik pas orës 9 të mëngjesit. Puna e reaktorit..
Humbjet direkte për Bullgarinë nga anëtarësimi i plotë i vonuar në Shengen janë 424 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të..
Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare..