Bullgaria mund të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike nëse instalohen shumë kapacitete të rinovueshme dhe nuk krijohen mundësi për të balancuar sistemin energjetik. Ekspertët paralajmëruan për këtë në një konferencë për zhvillimin e energjisë së gjelbër. Aktualisht ka kërkesa për bashkimin e kapaciteteve prej rreth 28 mijë megavatesh, që është katër herë më shumë se prodhimi i energjisë elektrike në vend, tha drejtori ekzekutiv i Operatorit të Sistemit Elektrik, Angelin Caçev. Sipas tij, zhvillimi i tepruar i kapaciteteve të rinovueshme pa zhvillimin e njëkohshëm të kapaciteteve bazë pa emetim dhe pa sisteme magazinimi do të çojë në rreziqe të tilla në të ardhmen, raportoi reporterja jonë Juliana Kornazheva.
Në muajin prill, vendi ynë do të fillojë të marrë fondet evropiane për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së në luftën kundër migracionit të paligjshëm, njoftoi presidenti Rumen Radev pas samitit në Bruksel. Bullgaria merr pjesë dhe..
Aktorja e madhe Geraldine Chaplin ndodhet në Sofje si një nga të ftuarit special të “Sofia Film Fest” , transmetoi BNT. Në eventin ndërkombëtar kinematografik ajo do të prezantojë filmin e saj më të ri “Luka” , në të cilin luan rolin e një..
Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje do të jetë 3°. Para mesditës do të mbajë mot me diell, pas mesditës me vranësira dhe reshje nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 24°, në..