Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“O re e bardhë" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Ran Bosilek
Foto: Facebook/BulgarianArchives

"Më thuaj, o re e bardhë,

nga po vjen, ku ke fluturuar?

i pe oborret e babait tim?

e dëgjove nënën të fliste:

"Çfarë po bën fëmija im i dashur,

duke e ndarë bukën e huaj me njerëz të huaj..."

Kështu fillon kënga e dashur bullgare “O re e bardhë”, me tekst të Ran Bosilekut – pseudonim i Genço Negencovit, shkrimtar, poet, përkthyes bullgar, i cili krijoi vepra të mrekullueshme për fëmijë dhe të rritur.

Titulli origjinal i këngës është “Më thuaj, o re e bardhë” – fjalët e para të vjershës. Vjersha është shkruar në vitin 1916 në Bruksel, ku Genço Negencov ishte student i drejtësisë. Menjëherë pas kësaj, teksti u shndërrua në një këngë të bukur që interpretohej nëpër festa të ndryshme. Flitet se shkrimtari ka qenë shumë krenar që njerëzit e kanë pranuar “O re e bardhë” si një krijim popullor. Madje ai dilte në rrugën ku jetonte (rruga “Mbretit Ivan Asen II, pranë Orllov Most) dhe i pyeste kalimtarët nëse e dinin se kush ishte autori i tekstit. Përgjigjet e tyre: “Teksti është popullor”, i sillnin atij një gëzim shumë të madh.

Ndër interpretuesit e shumtë të "O re e bardhë" janë këngëtarët e njohur Georgi Rafaillov dhe Maria Petrova, "Eva Kuartet" dhe Daniell Spasov, Vanja Kostova, Desi Dobreva, Silvi Vartan dhe Ishtar, si dhe dueti “Doni dhe Momçill”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dueti vokal LATIDA dhe kënga e tyre më të re

LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..

botuar më 25-02-28 6.15.PD

Kënga popullore “O moj rini e shkretë” me një tingëllim të ri

Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..

botuar më 25-02-27 2.20.MD

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare fillon një turne në vend

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..

botuar më 25-02-26 6.00.PD