Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“O re e bardhë" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Ran Bosilek
Foto: Facebook/BulgarianArchives

"Më thuaj, o re e bardhë,

nga po vjen, ku ke fluturuar?

i pe oborret e babait tim?

e dëgjove nënën të fliste:

"Çfarë po bën fëmija im i dashur,

duke e ndarë bukën e huaj me njerëz të huaj..."

Kështu fillon kënga e dashur bullgare “O re e bardhë”, me tekst të Ran Bosilekut – pseudonim i Genço Negencovit, shkrimtar, poet, përkthyes bullgar, i cili krijoi vepra të mrekullueshme për fëmijë dhe të rritur.

Titulli origjinal i këngës është “Më thuaj, o re e bardhë” – fjalët e para të vjershës. Vjersha është shkruar në vitin 1916 në Bruksel, ku Genço Negencov ishte student i drejtësisë. Menjëherë pas kësaj, teksti u shndërrua në një këngë të bukur që interpretohej nëpër festa të ndryshme. Flitet se shkrimtari ka qenë shumë krenar që njerëzit e kanë pranuar “O re e bardhë” si një krijim popullor. Madje ai dilte në rrugën ku jetonte (rruga “Mbretit Ivan Asen II, pranë Orllov Most) dhe i pyeste kalimtarët nëse e dinin se kush ishte autori i tekstit. Përgjigjet e tyre: “Teksti është popullor”, i sillnin atij një gëzim shumë të madh.

Ndër interpretuesit e shumtë të "O re e bardhë" janë këngëtarët e njohur Georgi Rafaillov dhe Maria Petrova, "Eva Kuartet" dhe Daniell Spasov, Vanja Kostova, Desi Dobreva, Silvi Vartan dhe Ishtar, si dhe dueti “Doni dhe Momçill”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD