Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diplomatët në Sofje dalin në fushën e futbollit në emër të paqes dhe antiracizmit

Futbolli si mjet diplomatik për paqen

Turneu i Ligës së Ambasadorëve do të zhvillohet këtë të diel pas një pauze dyvjeçare

Foto: arkiv

Shoqata për Kombet e Bashkuara në Bullgari është një nga organizatat joqeveritare më të vjetra në vendin tonë. Ajo u krijua në 1948 për të mbështetur anëtarësimin e Bullgarisë në organizatën ndërkombëtare. Shoqata ka njëzet vjet që ka një Seksion të Rinisë, i cili koordinon aktivitetet që synojnë moshat nga 18 deri në 30 vjeç. Anëtarët e saj janë studentë nga i gjithë vendi, të cilët i njohin vlerat dhe idetë e Kombeve të Bashkuara si të tyret. Pikërisht këta të rinj aktivë qëndrojnë sot pas organizimit të Turneut të Futbollit të Ligës së Ambasadorëve në Sofje. Aktiviteti do të zhvillohet për të shtatin vit në fushën e Bazës Kombëtare të Futbollit “Bojana” këtë të diel më 16 tetor dhe do të jetë nën moton “Stop racizmit. Krijo paqe.”

“Qëllimi i tij është të mbledhë në një vend përfaqësues të të gjitha misioneve diplomatike në Bullgari - tha për Radio Bullgarinë Kirill Ninov nga Seksioni i Rinisë i Shoqatës së Kombeve të Bashkuara në Bullgari. – Ata do të luajnë një sërë ndeshjesh në një turne futbolli me porta të vogla. Aktiviteti shoqërohet me një kauzë bamirësie dhe këtë vit lidhet me një sërë nismash nën titullin “Shkolla e të Drejtave të Njeriut”. Është dëshira jonë që më shumë njerëz të jenë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre. Natyrisht, ngjarja ka një natyrë argëtuese dhe konkurruese. Ne besojmë se do të imitojmë forumet sportive botërore dhe do të mundësojmë që bisedat gjeopolitike ndërkombëtare dhe dialogu politik të zhvillohen në një mjedis joformal”.

Deri tani konfirmim për pjesëmarrje në kampionat ka nga ambasadat e Gjeorgjisë, Iranit dhe Turqisë, si dhe nga Shoqata Studentore për Studimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Një ftesë e veçantë i është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve, dhe këto të fundit do të kenë mundësinë të formojnë ekipin e tyre, saktëson Kirill Ninov.

Të dielën do të formohen deri në 8 skuadra dhe të gjithë golat e shënuar do të jenë në emër të paqes - një temë e veçantë në situatën e sotme gjeopolitike në Kontinentin e Vjetër.

“Ne besojmë se në forume të tilla mund të ruhet toni i mirë dhe dialogu. Duhet të theksoj se Federata Ruse nuk do të marrë pjesë në turne për arsye që lidhen me politikën e vendit tonë, si dhe me politikën e zhvilluar nga Kombet e Bashkuara. Në këtë drejtim, ata ishin të vetmit pa ftesë nga ne”.

Sporti na bashkon. Kujtimet e mijëra bullgarëve që përjetuan verën e paharrueshme të vitit 1994 dhe sukseset e futbollistëve bullgarë gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit në SHBA janë ende të gjalla. Nuk janë të pakta  vendimet e rëndësishme politike botërore të dakorduara në një mjedis informal dhe bisedë jashtë protokollit. A është e mundur paqja botërore në shekullin 21? I riu Kirill Ninov është skeptik.

“Nëse më pyesni mua si person, do t'ju them se paqja botërore është një utopi absolute, si dhe komunizmi. Karl Marksi e shkroi dikur në “Kapitali. Kritika ndaj ekonomisë politike” – kjo është diçka e pamundur, për të cilën na duhet një shoqëri jashtëzakonisht e arsimuar. Kështu qe për mendimin tim, paqja nuk është e mundur, por ka hapa që mund të na afrojnë sa më afër saj - thotë Kirill Ninov. - Kjo varet nga ne dhe nga mënyra në të cilën i edukojmë brezat pas nesh. Duhet të mësohemi të gjykojmë një person sipas veprimeve të tij personale, dhe jo sipas ngjyrës së lëkurës, orientimit etnik, seksual apo politik që ka”.

Dhe duke parë historinë tonë, le të mos harrojmë se në fund të fundit, njeriu është një kafshë shoqërore, siç thotë psikologu i famshëm amerikan Elliot Aronson. Për të funksionuar normalisht na duhet një komunitet. Dhe sa më i madh, më koheziv dhe më i shëndetshëm të jetë, aq më mirë do të arrijmë të marrim rezultat në ndeshjen kundër kohës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD
Viktorio Iliev

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..

botuar më 24-04-15 2.41.MD
Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD