Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sezoni turistik dimëror do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, sipas ministrit të linjës

Foto: arkiv

Ministri i turizmit Ilin Dimitrov shprehu pritjet se sezoni i ardhshëm dimëror do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, që sipas tij ishte rekord. “Regjistrimet po shkojnë shumë mirë, shpresoj të mos ketë kthesa të forta në situatën gjeopolitike”,  komentoi ai. Vendi ynë po përjeton rritje në një sërë tregjesh, përfshirë ato të Britanisë së Madhe dhe Izraelit. Rezultatet e mira janë për shkak të reklamave dhe faktit që në Evropën Perëndimore çmimet u rritën shumë, ndërsa tek ne nuk janë aq të larta. Ilin Dimitrov tha gjithashtu se propozoi kompensime dhe tavan për energjinë elektrike dhe gazin për industrinë, si dhe ruajtjen e normës së TVSH-së prej 9 për qind. Megjithatë, kjo do të varet nga Kuvendi Popullor kur votohet buxheti i shtetit. 



Më shumë nga rubrika

Një minierë e vjetër në qendër të Madanit mirëpret turistët

Madani, i njohur si një qytet minierash, e ka kthyer jetesën e popullsisë vendase në një atraksion turistik falë një muzeu. Pikërisht 40 vjet pas ndërprerjes së punës, miniera vendase zgjohet për një jetë të re duke kujtuar të kaluarën e..

botuar më 23-03-04 7.15.PD

Bullgaria po afirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion spa

Bullgaria po vendoset gjithnjë e më shumë si një destinacion i preferuar për turizmin balneo dhe spa gjatë gjithë vitit. Sipas të dhënave nga Sistemi i Unifikuar i Informacionit Turistik, mbi 13% e turistëve të regjistruar në Bullgari preferuan në..

botuar më 23-02-22 4.34.MD

Nëpër gjurmët e Apostullit – 5 objekte turistike që lidhen me jetën dhe veprën e tij

Nuk ka personalitet më të padiskutueshëm dhe më frymëzues për ne, bullgarët, se Apostulli i Lirisë Vasill Levski. 150-vjetori i vdekjes së tij tragjike është një rast për të nderuar këtë ikonë të ndritshme bullgare duke vizituar disa nga vendet më..

botuar më 23-02-20 10.15.PD