Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Legjislatura e 48-të e Kuvendit Popullor para fillimit

Foto: BGNES-arkiv

Një mbledhje solemne më 19 tetor do të shënojë fillimin e Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor. 240 deputetët e sapozgjedhur do të bëjnë betimin në ndërtesën historike në sheshin “Kuvendi Popullor” në Sofje.

“Mandati i Kuvendit Popullor si organ fillon që nga data e zgjedhjeve, por që secili individ të marrë pjesë në punimet e tij, fillimisht duhet të bëjë betimin”, shpjegoi për BNR pedagogia e së drejtës kushtetuese Prof. Natalija Kisellova.

Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 2 tetorit, në përbërjen e tanishme të Kuvendit Popullor gjetën vend 7 parti. Betimi për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe për t’u udhëhequr nga interesat e popullit në të gjitha veprimet e tyre, do të bëjnë 67 deputetë nga koalicioni GERB-SDS, 53 nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, 36 - nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), 27 - nga “Vëzrazhdane”, 25 - nga “BSP për Bullgarinë”, 20 nga “Bullgaria Demokratike” dhe 12 nga forca më e re parlamentare – “Ngritja Bullgare”.

Për të qenë në gjendje të punojë dhe të marrë vendime, parlamenti shumëpartiak nënkupton një dialog shumë të fortë bazuar në prioritetet e qeverisjes. Ose, siç theksoi Prof. Kisellova, “përfaqësuesit e popullit duhet të mësojnë jo vetëm të dëgjojnë tjetrin, por edhe të kuptojnë se çfarë thotë ai”.

Nderin për të hapur punimet e Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor prapë do të ketë deputeti më i moshuar, dhe ky është skulptori Vezhdi Rashidov, deputet nga GERB, ish ministër i kulturës.

“Nëse sjellja personale nuk shndërrohet në një sjellje të përgjegjshme kombëtare, nuk e kam zili aspak shtetin bullgar. Është mirë, që deputetët të mos harrojnë se u zgjodhën nga populli, u emëruan nga ai për të punuar, përndryshe ne kthehemi në një klub interesash të amatorëve” - vuri në dukje doajeni i 240 deputetëve të popullit para nisjes së punës së Kuvendit Popullor.

Deputetja më e re është 25-vjeçarja Nebie Kabak nga DPS, e cila tashmë ka përvojë në Kuvendin e mëparshëm Popullor si anëtare e komisioneve të politikës së turizmit dhe ekonomisë dhe inovacioneve.

A do të arrijnë deputetët të përmbushin shpresat e qytetarëve për punë të shpejtë dhe të përgjegjshme në kushtet e krizave të shumëfishta - ekonomike, gjeopolitike dhe demografike?

“Ka kauza dhe veprime që mund të ndërmerren në një periudhë më të shkurtër kohore – thekson Kremena Kuneva deputete e porsazgjedhur nga “Bullgaria Demokratike”. -

Jam e vetëdijshme se ndryshime të mëdha mund të ndodhin vetëm me një parlament të qëndrueshëm. Kauzat e mia lidhen me kujdesin shëndetësor dhe edukimin e fëmijëve. Duhet të punojmë edhe për çështjen e spitalit kombëtar të fëmijëve.”

Për domosdoshmërinë e qeverisjes së qëndrueshme dhe të parashikueshme flet edhe përfaqësuesi i popullit Marin Marinov nga GERB.

Kriza politike forcon edhe krizat e tjera në vend, na duhen liderë me përvojë dhe ekspertizë të dëshmuar. Zgjidhja e çdo krize duhet të fillojë me përulësi. Liderët politikë duhet të lënë pas egon e tyre. Ne kemi nevojë për unitet për të ecur përpara si shoqëri dhe shtet. Ka prioritete rreth të cilave mund të bashkohemi. Ata që nuk duan të marrin pjesë në zgjidhjen e krizave dhe problemeve, të paktën të mos pengojnë.”

A do të jetë në gjendje demokracia parlamentare të mbrojë interesat e qytetarëve bullgarë? Politologu Strahill Delijski citon një studim sipas të cilit 90 për qind e qytetarëve besojnë se qeverisja demokratike duhet t’i mbrojë qytetarët nga varfëria, por në të njëjtën kohë 80 për qind janë të mendimit se qeveria bullgare nuk arrin ta bëjë këtë punë:

“Një pjesë e madhe e shoqërisë pret një qeveri e cila të punojë kundër krizës. E presin edhe partnerët tanë euroatlantikë, e presin edhe investitorët dhe sponsorët në politikë, vetëm liderët politikë po çuditen se si duhet bërë saktësisht për të minimizuar humbjet nga mosformimi i mundshëm i qeverisë. Në bazë të kësaj logjike, nën ndikimin e këtyre faktorëve pres që të formohet një qeveri. Nuk duhet të presim që të bëjë shumë, sepse interesat e partnerëve dhe sponsorëve të jashtëm do të dominojnë interesat e njerëzve.”

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES-arkiv, BNR, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD