“Megjithë jetën e shkurtër të parlamenteve të fundit, çdo fillim është i mbushur me shpresë dhe ju keni mundësinë të lini një gjurmë të denjë në histori duke treguar arsye, përgjegjësi qytetare dhe vullnet në këto kohë të vështira për Bullgarinë dhe Evropën.
Me këto fjalë, presidenti Rumen Radev iu drejtua deputetëve në Kuvendin e 48-të Popullor dhe uroi që ta nxjerrin vendin nga spiralja e destabilitetit politik. Ai theksoi se duhet mençuri dhe guxim për të formuar një qeveri që do të gjejë zgjidhje për problemet urgjente si varfëria, të ardhurat e ulëta, rritja e krimit.
“Prioriteti kryesor në punën e parlamentit dhe qeverisë është garantimi i sigurisë kombëtare – vazhdoi kreu i shtetit. - Sot kjo do të thotë forcim të kapaciteteve të veta mbrojtëse, përshpejtim të modernizimit të forcave të armatosura. Ndaj që sot qeveria e përkohshme do të paraqesë një program të miratuar për kostot e investimeve prioritare për Ministrinë e Mbrojtjes dhe një projekt për tetë avionët e dytë. Shpresoj që ato të shqyrtohen shpejt dhe të mos lejohet që siguria kombëtare të kundërshtohet me politikën sociale”.
Rumen Radev gjithashtu theksoi se buxheti i shtetit për vitin 2023 duhet të miratohet deri në fund të vitit. “Qeveria e përkohshme është e gatshme të paraqesë një projektligj për buxhetin e shtetit”, shtoi ai.
Qeveria e përkohshme e Bullgarisë plotësoi vendimin e Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë. Sipas fjalëve të presidentit Rumen Radev, përfaqësuesit e popullit nga parlamenti i kaluar kanë devijuar..
Një valë solidariteti ndërkombëtar dhe ndihme për Turqinë pas tërmeteve Gati 6500 shpëtimtarë të huaj nga 56 vende janë duke punuar në terren në Turqinë Jugore, e cila më 6 shkurt u trondit nga një seri tërmetesh, më të fortat prej të..
Kabineti i pestë zyrtar, i emëruar nga presidenti Rumen Radev gjatë mandatit të tij, nisi nga puna. Ai u emërua pas përpjekjeve të dështuara të Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor për të formuar një qeveri. Në prag të zgjedhjeve të..