Çdo ditë deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, adhuruesit e epikës fantastike “Lufta e Yjeve” (“Star Wars”) mund të shijojnë një ekspozitë me rekuizita, kostume dhe lodra në një prej godinave në Sofia Tech Park. Ndër ekspozitat ka automjete, armë dhe shumë sende të tjera nga bota fantastike. Vlera totale e ekspozitës është mbi 100 000 euro.
"Lufta e Yjeve” është pjesë e një trashëgimie kinematografike që përhapet brez pas brezi. Subjekti i filmit, si dhe soundtrack-u, vepër e kompozitorit John Williams, vazhdon të emocionojë të rinjtë e të rriturit", thonë organizatorët, duke u drejtuar ftesë prindërve dhe fëmijëve.
Ekspozita është private dhe në pronësi të një prej koleksionistëve kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar. Në Evropë, deri më tani është shfaqur vetëm dy herë, në Muzeun e Shkencës Spaceport në Liverpul nga viti 2017 deri në 2019 dhe në verën e vitit 2022 në Finlandë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Sofia Tech ParkOrganizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e..