Çdo ditë deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, adhuruesit e epikës fantastike “Lufta e Yjeve” (“Star Wars”) mund të shijojnë një ekspozitë me rekuizita, kostume dhe lodra në një prej godinave në Sofia Tech Park. Ndër ekspozitat ka automjete, armë dhe shumë sende të tjera nga bota fantastike. Vlera totale e ekspozitës është mbi 100 000 euro.
"Lufta e Yjeve” është pjesë e një trashëgimie kinematografike që përhapet brez pas brezi. Subjekti i filmit, si dhe soundtrack-u, vepër e kompozitorit John Williams, vazhdon të emocionojë të rinjtë e të rriturit", thonë organizatorët, duke u drejtuar ftesë prindërve dhe fëmijëve.
Ekspozita është private dhe në pronësi të një prej koleksionistëve kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar. Në Evropë, deri më tani është shfaqur vetëm dy herë, në Muzeun e Shkencës Spaceport në Liverpul nga viti 2017 deri në 2019 dhe në verën e vitit 2022 në Finlandë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Sofia Tech ParkNë mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena,..