Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bota nuk i beson akuzat ruse për një “bombë bërthamore ukrainase”

Foto: EPA/BGNES

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski hodhi poshtë pretendimet e ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu se Kievi ka përgatitur një provokim me një bombë që përmban materiale radioaktive, një e ashtuquajtur “bombë e pistë”. Vetëm Moska është e aftë të përdorë një armë bërthamore dhe nëse akuzon Kievin paraprakisht, atëherë po përgatitet ta bëjë këtë, tha Zelenski, cituar nga UNIAN.

Brenda  3 ditësh, ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe SHBA-së zhvilluan një bisedë të dytë telefonike, njoftoi Interfaks. Më herët, Sergei Shoigu bisedoi me ministrat e mbrojtjes të Turqisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Përpara tyre ministri rus akuzoi edhe Ukrainën se po përgatit një provokim me bombë radioaktive.

“Ministri Lloyd Austin hodhi poshtë çdo pretekst për përshkallëzimin rus dhe ripohoi vlerën e komunikimit të vazhdueshëm në kushtet e luftës së paligjshme dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Sekretari i Shtypit i Pentagonit, Pat Ryder.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Zjarrfikës dhe vullnetarë marrin pjesë në kontrollin e zjarrit në malin Viskjar, pranë fshatit..

botuar më 24-08-27 11.14.PD

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë..

botuar më 24-08-26 7.35.MD