Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski hodhi poshtë pretendimet e ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu se Kievi ka përgatitur një provokim me një bombë që përmban materiale radioaktive, një e ashtuquajtur “bombë e pistë”. Vetëm Moska është e aftë të përdorë një armë bërthamore dhe nëse akuzon Kievin paraprakisht, atëherë po përgatitet ta bëjë këtë, tha Zelenski, cituar nga UNIAN.
Brenda 3 ditësh, ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe SHBA-së zhvilluan një bisedë të dytë telefonike, njoftoi Interfaks. Më herët, Sergei Shoigu bisedoi me ministrat e mbrojtjes të Turqisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Përpara tyre ministri rus akuzoi edhe Ukrainën se po përgatit një provokim me bombë radioaktive.
“Ministri Lloyd Austin hodhi poshtë çdo pretekst për përshkallëzimin rus dhe ripohoi vlerën e komunikimit të vazhdueshëm në kushtet e luftës së paligjshme dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Sekretari i Shtypit i Pentagonit, Pat Ryder.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..