Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Nuk ka mëkat në heshtje” këndon Grafa në këngën e tij të re

Foto: facebook.com/Grafa.Official

“Fuqia e muzikës na ndryshon shumë dhe na bën të bukur përbrenda.” Këto janë fjalë të një nga këngëtarëve më të njohur bullgar të muzikës pop Grafa, i cili u prezantoi fansave të tij aranzhimin e ri të një kënge të bukur të realizuar nga ai vite më parë. Kënga është me titull “Mëkati”, ndonëse në tekst thuhet: “O gjumi im i bardhë, nuk ka mëkat në heshtje...”

Autori i muzikës dhe i aranzhimit të këngës është Vlladimir Ampov – Grafa, ai luan edhe në piano. Në mesin e profesionistëve që punuan për realizimin e këngës, shohim edhe emrin Rumen Bojaxhiev – bir, në cilësinë e orkestruesit, si dhe DropDown Community - një orkestër e mrekullueshme dhome e përbërë nga muzikantë të rinj.

Ja se çfarë ka shkruar nën videon zyrtare të këngës një prej këngëtarëve tanë më të talentuar të estradës: “Duke kompozuar, imagjinoj foto, botë, imazhe... Doja ta krijoja “Mëkati” tërësisht me instrumente live. Prandaj shkova në një studio të madhe për të regjistruar ekzekutimin tim në piano. Incizimi i këngës më dha një kënaqësi shpirtërore dhe lumturi. Edhe aranzhimin për orkestrën e harqeve e bëra me shumë thellësi dhe dinamikë në linjat melodike. Fjalët janë të babait tim Kirill Ampov. Për mua, ky është një nga tekstet e tij më të bukura!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i nëntë "Opera në maja" në Bellogradçik do të nderojë Giacomo Puccini

Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...

botuar më 24-08-02 6.05.PD

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..

botuar më 24-08-01 6.15.PD

Muzika dhe artet takohen nën yjet në rajonin e qytetit malor Trojan

Për të gjashtin vit radhazi, fshati malor Debnevo në rajonin e qytetit Trojan po pret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Artit Jam on the River. Veprimtaria, e cila mbledh shumë muzikantë të huaj dhe vendas, mbahet nga data 31 korrik deri më 3..

botuar më 24-07-31 2.15.MD