Komisioni këshillëdhënës i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i cili sanksionon emrat e figurave historike të përdorura nga fondacionet dhe shoqatat, nuk ka miratuar krijimin e një shoqate bullgare me emrin "Mbreti Ferdinand". Për televizionin Sitel, kryetari i komisionit, Boban Petrovski, tha se Mbreti Ferdinand “nuk është një personazh pozitiv në kujtesën kolektive të maqedonasve. Ky person ka qenë në krye të shtetit bullgar në një kohë kur janë zhvilluar disa luftëra, të cilat për maqedonasit janë simbol i gjakderdhjes dhe shkatërrimit dhe ne vlerësuam se emri i një personi të tillë do të shkaktonte ndjenja negative te një pjesë e madhe e maqedonasve “, tha Petrovski.
Ferdinandi e sundoi Bullgarinë nga 1887 dhe abdikoi në 1918.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..