Politika e qeverisë së përkohshme në përpunimin dhe eksportin e karburanteve synon të sigurojë çmime më të mira për konsumatorët dhe në përputhje me kuadrin ligjor të BE-së. Këtë e deklaroi para gazetarëve zëvendëskryeministri për politikën ekonomike dhe ministër i transportit Hristo Aleksiev.
Për diskutim publik u paraqit një vendim i Këshillit të Ministrave për lejimin e eksportit të lëndëve djegëse të prodhuara në rafinerinë në Burgas – benzinë, mazut, etj. Aleksiev ishte kategorik se eksporti ose rieksporti i naftës bruto nga Bullgaria është absolutisht i ndaluar, por eksporti i derivateve të naftës nuk është i ndaluar. Zëvendëskryeministri vuri në dukje se nëse karburantet përpunohen në shkallë më të madhe, rafineria mund të përballojë çmime më të mira për konsumatorët.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..