Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i XVII Botëror i Mediave Bullgare filloi me një lutje në Varrin e Shenjtë

Foto: EPA/BGNES

Përfaqësues të 20 mediave bullgare nga 13 vende u mblodhën në një forum treditor në Jerusalem dhe Tel Aviv deri më 3 nëntor, fokusi i të cilit janë diskutimet mbi temën "Media dhe Shpëtimi":

Duke iu drejtuar të pranishmëve, nënpresidentja Ilijana Jotova theksoi se ky takim shënon fillimin e përkujtimit të 80 vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë. Ajo kujtoi se lajmet reale kërkojnë mesatarisht 6 herë më shumë kohë për të arritur 1500 njerëz, sesa lajmet e rreme dhe ofroi një bazë tjetër për debatin mbi lajmet e rreme:

"A janë të mundshme lajmet e rreme po të mos ketë politika të rreme?" Sot, lufta që shpërtheu në Ukrainë, në qendër të Evropës, është një luftë për Evropën - për Evropën që ëndërrojmë të kemi, për të cilën kemi luftuar dhe është detyra jonë ta mbrojmë, për Evropën e vlerave që e duam të gjithë. Por këtu është edhe realiteti i shëmtuar i dezinformimit. Një sondazh i fundit tregon se më se gjysma e bullgarëve nuk u besojnë informacioneve për luftën - kjo do të thotë se ata nuk na besojnë neve, kur flasim për luftën në shifra dhe përqindje. A e kemi pyetur ndonjëherë veten pse, kur informohemi nga lajmet për luftën në Ukrainë, në fakt nuk ka shembuj klasikë të korrespondentëve të luftës siç kujtojmë nga e kaluara? Nga ana tjetër, dezinformimi po vjen nga të gjitha anët, dhe përmasat e valëve të këtij dezinformimi na vërshojnë, shkruhen suplementarisht lajme, informacionet interpretohen në mënyra të ndryshme, përdoren kuadro të montuara. Në këtë garë të çmendur, aspak nuk flitet për paqe. Dhe nëse flasim për media, për të vërtetën dhe për shpëtimin, që nga shkurti ka munguar tema, këndvështrimi, përpjekja për të folur për paqen përmes mediave”.


A mund ta kurojmë sëmundjen e ‘lajmeve të rreme’?

“Roli më i madh është i gazetarëve dhe mediave – kujton Ilijana Jotova. - Nuk ka armë më të fortë deri tani në betejën kundër lajmeve, informacioneve dhe interpretimeve të rreme sesa qëndrimi dhe ndërgjegjja gazetareske. Dhe kjo është arsyeja pse zërat në mbështetje të gazetarisë së vërtetë kanë qenë mjaft të forta së fundmi. Kjo duhet të jetë puna jo vetëm e vetë gazetarëve, por edhe e atyre institucioneve që nuk duan të ushqehen me informacione të rreme dhe të përfitojnë nga lajmet e rreme”.

Mjedisi mediatik po bëhet gjithnjë e më kompleks për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale, komentoi ministri i kulturës Velislav Minekov, i cili gjithashtu koordinon festimet shtetërore të 80-vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë:

“Mjedisi mediatik në Bullgari është problematik për shkak të dy kushteve - transparencës së pronësisë dhe varësisë së medias publike nga financimi shtetëror. Ligji për radion dhe televizionin është moralisht i vjetëruar dhe nuk korrespondon me mjedisin bashkëkohor të komunikimit”- vuri në dukje ministri dhe shtoi se mediat bullgare priren të lëkunden në drejtime të ndryshme dhe në përpjekjen e tyre për të tërhequr audiencën e re ato përpiqen të konkurrojnë si një burim informacioni mediat sociale.”

Takimet botërore të mediave bullgare, të cilat deri më tani janë mbajtur në qytete dhe shtete me numrin më të madh të diasporës bullgare, janë një platformë e shkëlqyer për popullarizimin e rezultateve të arritura në ekonomi, duke përfshirë edhe turizmin, theksoi ministri i turizmit Ilin Dimitrov. Duke perifrazuar moton e takimit, ai vuri në dukje se media është shpëtimi i sektorit që ai përfaqëson dhe bëri një apel:

“Për momentin po luftojmë për imazhin tonë. Çdo muaj shohim nga 150 deri në 170 tituj negativë për turizmin në Bullgari dhe kjo e dëmton sektorin tonë. Unë do të bëj thirrje për një rimendim të mënyrës se si flasim për turizmin. Sa i përket mjedisit mediatik, në tre muajt e fundit ne e vëmë theksin te teknologjitë e reja dhe digjitalizimi dhe rrjetet sociale, por nuk duam të largohemi as nga mënyrat tradicionale të informimit”.

Takimi i XVII Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), filloi me një lutje në Varrin e Shenjtë dhe për herë të parë në Golgota u mbajt një lutje në gjuhën bullgare nga Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antoni dhe Kryeprifti Konstantin Cankov, në bashkëpunim me klerikë nga Patriarkana e Jeruzalemit, vëllezër nga manastiri që ndodhet te Varri i Shenjtë. “Ne u lutëm për shëndetin dhe mirëqenien e mbarë popullit bullgar”, tha Mitropoliti Antoni pas shërbesës.

“Ne si peshkopë të Kishës Ortodokse Bullgare lutemi gjithmonë për sundimtarët, për patriarkun bullgar, për të gjithë ata që Zoti i ka shenjtëruar, për Kishën e shenjtë Ortodokse Bullgare. Sidomos në këtë vend shumë të shenjtë për të gjithë të krishterët, ku Shpëtimtari ynë Jezu Krisht vuajti në kryq, ku u varros dhe u ringjall në ditën e tretë. Sepse ne e dimë se për çdo të krishterë ortodoks, ringjallja është themeli i besimit të tij. Është një shpresë që Zoti nuk na ka harruar dhe prandaj në këtë ditë, u luta që Zoti t’i shlyejë mëkatet e të gjithëve ne, të na falë dhe të ketë një të ardhme dhe të tashme më të mirë për të gjithë bullgarët në mbarë botën, kudo që janë."

Drejtori i përgjithshëm i BTA Kirill Vallçev komentoi se Takimi XVII Botëror i Mediave Bullgare fillon në një vend të rëndësishëm për bullgarët, ku do të flitet jo vetëm për shpëtimin e hebrenjve bullgarë, por edhe për shpëtimin e së vërtetës në media.

“Vetëm kujtoni me çfarë emocioni erdhën bullgarët ose ëndërronin të vinin në Jerusalem gjatë Rilindjes. Takimin e XVII Botëror të Mediave Bullgare po e nisim në një vend vërtet simbolik dhe këtu në praktikë po e fillojmë përkujtimin e 80-vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë nga shteti bullgar, Kisha Ortodokse Bullgare dhe mbarë populli bullgar (në vitin 1943 Bullgaria refuzoi të dëbonte rreth 50 mijë hebrenj që jetonin në territorin e saj - shënim red.) Por ky është një vend shumë i përshtatshëm për të folur për shpëtimin e së vërtetës në media në botën e gënjeshtrës që bredh lirshëm në internet.

Në programin e sotëm është parashikuar një debat me temën “Media dhe shpëtimi i njeriut – vlerat e përjetshme në media. Media dhe shpëtimi i saj në botën e internetit është fokusi i panelit të dytë, të organizuar nga agjencia izraelite e lajmeve Tazpit Press Service (TPS).

Pas diskutimeve, pjesëmarrësit do të vizitojnë Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit “Jad Vashem”.

Programi i sotëm përfshin edhe një vizitë në Komitetin Amerikan Hebre (AJC) në Izrael, ku pjesëmarrësit e forumit do të kenë një takim me drejtorin e tij Avital Leibovich dhe do të diskutojnë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vend.

Gjatë takimit do të jepet çmimi tradicional i Fondit Kombëtar të Donatorëve "13 shekuj Bullgari" për kontributin e mediave bullgare jashtë vendit në përhapjen e kulturës bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: EPA/BGNES, president.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD