Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut do të bisedojnë në Sofje

Foto: arkiv

Ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani më 8 nëntor do të zhvillojë një vizitë pune në Bullgari. Vizita do të bëhet menjëherë pas pjesëmarrjes së tij në takimin zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Iniciativës së Evropës Qendrore, kryetar i së cilës këtë vit është vendi ynë. Ministri i jashtëm bullgar Nikollaj Millkov do të bisedojë “sy më sy” me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, pas së cilës do të zhvillohen bisedime plenare mes dy delegacioneve. Më pas dy ministrat e jashtëm do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtypin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 gushtin

Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 deri në 37°, në kryeqytet 31°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-08-07 7.40.MD

Pajisjet e Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk do të shfrytëzohen për Centralin “Kozlloduj”

Kuvendi Popullor me votat e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS hodhi poshtë propozimin e "BSP për Bullgarinë" që një pjesë e pajisjeve për Centralin Atomik Elektrik "Belene" të shfrytëzohen për zëvendësimin e gjeneratorit të tretë të avullit nga blloku i 6-të i..

botuar më 24-08-07 6.33.MD

Ushtarakë bullgarë do të trajnojë ushtarë ukrainas

Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë vendim vendi ynë shpreh mbështetjen për Ukrainën, mbron vlerat euroatlantike dhe forcon..

botuar më 24-08-07 5.51.MD