Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Repartet ruse tërhiqen nga Hersoni

Foto: EPA/BGNES

Rusia nisi tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Herson në Ukrainë dhe bregu perëndimor i lumit Dnieper.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin rus, përpara ministrit rus të mbrojtjes, komandanti i ofensivës ruse në Ukrainë, gjenerali Sergej Surovikin, tregoi se është e kotë që ushtarët dhe kapaciteti luftarak i njësive ruse të qëndrojnë në bregun perëndimor dhe se disa prej tyre mund të përdoren në fronte të tjera. Tërheqja u ndërmor si rezultat i avancimit intensiv të forcave të armatosura ukrainase drejt Hersonit. Para kësaj, rreth 100 mijë banorë vendas u evakuuan në bregun lindor të lumit.

Gjenerali rus raportoi gjithashtu se deri më tani më shumë se 115 000 qytetarë të Hersonit u larguan tashmë nga zona e qytetit. Sipas Surovikin, njësitë që tërhiqen nga bregu perëndimor i Dnieper do të zënë pozicione të fortifikuara në bregun lindor të lumit.

Nga ana e tij, Kievi e priti tërheqjen e forcave ruse me përmbajtje. “Derisa flamuri ukrainas nuk valëvitet mbi qytetin e Hersonit, nuk ka kuptim të flasim për tërheqjen e Federatës Ruse”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mihaill Podoljak, dhe theksoi se Ukraina nuk beson në deklaratat e inskenuara televizive.

Ndërkohë, Reuters njoftoi se ura kryesore në dalje nga Hersoni u hodh në erë dhe u shemb plotësisht në ujërat e lumit Ingulec, një degë e lumit Dnieper. Nuk dihet ende se si dhe nga kush u shkatërrua ura. Sipas Oleg Zhdanov, një analist ushtarak ukrainas i cituar nga Reuters, ekziston mundësia që ura të jetë shkatërruar nga njësitë ukrainase për të izoluar forcat ruse në të dy anët e lumit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë..

botuar më 24-08-26 7.35.MD
Krzeministri maqedonas Hristijan Mickoski

RSM ndryshon personelin në Komisionin e Përbashkët me Bullgarinë - ata nuk mbrojnë interesat e popullit maqedonas

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se do të ndryshohen kuadrot në Komisionin e Përbashkët multidisiplinar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështje historike dhe arsimore, njoftoi MIA. Sipas..

botuar më 24-08-26 5.50.MD
Dimimitr Gllavçev (majtas) dhe presidenti Radev

Përbërja e kabinetit të ri është gati

Kandidati përkryeministër në detyrë dhe kryeministri në detyrë deri më tani Dimitër Gllavçev ia prezantoi presidentit Rumen Radev përbërjen e kabinetit në detyrë, njoftoi BTA. Në qeverinë e mëparshme, kryeministri në detyrë, Dimitër Glavçev,..

rinovuar më 24-08-26 1.59.MD