Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e 70-të me një program plotë ngjyra festive

Një kaleidoskop zërash dhe instrumentesh në koncertin e 14 nëntorit

Foto: BNR

Gjatë vitit 2022 Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare shënon shtatë dekada nga themelimi i saj. Këtij përvjetori të rëndësishëm i kushtohet albumi i dyfishtë, i cili mblodhi regjistrime nga dhjetë vitet e fundit, si dhe koncerti i hapjes së sezonit të 70-të të formacionit. Shfaqja është më 14 nëntor, në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria”. Si në album ashtu edhe në programin e koncertit janë disa nga këngëtarët dhe instrumentistët më të njohur bullgarë.

Për koncertin ftuam artistë nga gjenerata të ndryshme – fizarmonicistin Petër Rallçev, këngëtarët Danisllav Kehajov, Todor Kozhuharov, Cvetanka Varimezova, Galina Durmushlijska, Darina Sllavçeva, Neli Andreeva, Hristo Kosashki, Petja Paneva dhe shumë, shumë të tjerë” – tregon dirigjenti Dimitër Hristov, të cilit i ra detyra e vështirë për të paraqitur historinë e pasur të orkestrës në një mbrëmje.

“Po bëjmë një kaleidoskop shumëngjyrësh zërash dhe instrumentesh, programi është shumë i larmishëm - vazhdon maestro. – Këndojnë solistë nga të gjitha trevat folklorike, përfaqësues të brezave të ndryshëm. Pjesëmarrjen e veçantë në koncert do të ketë “Misteri i zërave bullgarë”. Orkestra Popullore e Radios ka një lidhje tepër të ngushtë me këtë kor. Para 70 vitesh u krijua Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, pjesë e të cilit ishte edhe ky kor popullor i grave, i cili filloi një jetë krijuese të pavarur në vitin 1992. Përzgjedhjen e interpretuesve dhe veprave e bëra me ndjenjë përgjegjësie ndaj nivelit dhe autoritetit të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së. Nuk është e lehtë të prezantohet një përvjetor i 70-të – kjo është një histori e gjatë, një jetë të tërë. Mendoj se dolëm mirë, së bashku me producentin Kristijan Nedellçev, kolegët e orkestrës dhe gjithë ekipin e përfshirë në përgatitjen e ngjarjes. Në koncert do të tingëllojë muzikë shumë të bukur.”


Mes pjesëmarrësve është edhe këngëtari i krahinës folklorike të malit Rodopa Dimitër Arnaudov, i cili është një nga zbulimet e ekipit të producentëve të BNR. Së fundmi, këngëtari i ri realizoi regjistrimet e para me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR-së. Ja një nga këngët që do të tingëllojë në mbrëmjen festive.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD