Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 16 nëntorin 2022

Reshje të dobëta dhe mjegull

Foto: BGNES

Ditën e mërkurë  deri në mesditë vende-vende në rrafshinat dhe luginat do të ketë mjegull dhe vranësi të ulëta. Pas mesditës, nga perëndimi vranësirat do të fillojnë të shtohen dhe të trashohen. Në mbrëmje do të ketë reshje të dobëta shiu në disa zona perëndimore, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës duke u gdhirë е enjtja. Do të fryjë erë e dobët, në zonat lindore erë mesatare nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 13° dhe 18°, në Sofje rreth 13°.

Mbi malet nga perëndimi vranësira do të shtohet dhe do të trashet. Pas mesditës do të ketë reshje shiu në masivet e Bullgarisë Perëndimore, mbi rreth 2200 metra shiu do të kalojë në borë. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 10°, në 2000 metra - rreth 4°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD