Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Uria është më e keqe se lufta” – i thoshin Jona Tukuserit bullgarët e vjetër në Ukrainë

Bullgarja besarabe prezanton ekspozitën "Uria" në "Kuadrat 500"

7
Foto: BGNES

Historia është një pasuri e pamasë që është vetëm një kuriozitet dhe një pikë mendimi kritik larg nesh. Dhe sot më shumë se kurrë na duhet të jemi “të pasur” dhe një vajzë e re na e kujton këtë nëpërmjet fuqisë dhe provokimit të artit. Ajo është Jona Tukuser - piktore, bullgare besarabe nga një familje emigrantësh nga Stara Zagora në 1832, e lindur në fshatin Glavan, rajoni i Odesës në Ukrainë. Në hebraisht, emri i saj do të thotë “pëllumb” dhe është një pseudonim i trashëguar nga familja e nënës së saj.

“Unë jam si një pëllumb i paqes”, shpjegon Ljudmilla me buzëqeshje, se cili është emri i saj i lindjes, i cili mbetet vetëm në një dokument. Pikturat e saj janë një provokim emocional për të gjithë ne, por mos imagjinoni peizazhe baritore shumëngjyrëshe. Jona prej 13 vitesh punon mbi projektin e saj shkencor dhe artistik, kushtuar tre periudhave të mëdha të urisë në BRSS nga gjysma e parë e shekullit të 20-të dhe njerëzve që humbën jetën gjatë atyre viteve. Ekspozita e saj e fundit “Uria” në galerinë kombëtare “Kuadrat 500” në Sofje, e cila mund të shihet deri më 27 nëntor, është pjesë e tij dhe është realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Ukrainës në Bullgari. “Sepse uria është shpesh rezultat i luftës”, tha Jona Tukuser në studion e Radio Bullgarisë.

Gjithçka nisi në vitin 2007, kur vajza e re mbërriti në Sofje për të studiuar pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura. Më pas, gjatë bisedave me kolegët e saj studentë, të cilët ishin shumë kureshtarë për bullgarët në Ukrainë, ajo filloi t'u tregonte atyre ngjarje dhe periudha të historisë së bullgarëve në Ukrainë.

“Dhe atëherë u tregova atyre për një nga historitë më të errëta që kanë përjetuar bashkatdhetarët e mi që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vitin 1946, Besarabia u aneksua nga Rumania në BRSS dhe filloi kolektivizimi. Të gjithë burrat e aftë për punë u dërguan për të punuar në kampet e punës në Siberi dhe Kolar. Në vendbanime mbetën kryesisht gra, fëmijë dhe pleq. Filloi krijimi i kolhozeve (kolektivave), por bullgarët nuk pranuan të ishin pjesë e tyre dhe për t'u detyruar, ua morën ushqimin - drithërat dhe kafshët. Ata që refuzuan të bashkoheshin me kolhozet u lanë të vdisnin nga uria. Habia ime e madhe ishte që shokët e mi studentë nuk e dinin këtë histori, se në atë periudhë më shumë se 100 000 bullgarë vdiqën nga uria në Besarabi, që ishte 1/3 e gjithë popullsisë etnike të rajonit të Odesës”.

Pikërisht kjo mosnjohje e historisë nga ana e të rinjve bullgarë për vendlindjen e saj stërgjyshore e provokoi Jonën të niste projektin e saj "Uria" në vitin 2009 me mjetet e artit dhe pikturës.

Çdo pikturë është një dokument historik, sepse unë punoj me dokumente arkivore nga qyteti i Izmailit, qyteti i Odesës, kërkoja histori personale të njerëzve të veçantë, sepse për mua kjo nuk është vetëm një statistikë”, thotë Jona.

Në vitin 2018, vizitova një sërë fshatrash bullgarë në Ukrainë dhe realizova video intervista me 86 persona, dëshmitarë të drejtpërdrejtë të ngjarjeve të së kaluarës sonë. Më treguan se si i kishin mbijetuar zisë së bukës dhe mora vesh të njëjtën formulë që aplikohej kryesisht për fshatarin për ta mbajtur nën kontroll. Po flasim për një luftë kundër fshatarësisë në të gjithë Bashkimin Sovjetik. Njerëzit në qytete vështirë se e dinin se çfarë po ndodhte në fshat. Duke folur me bullgarët e moshuar unë i pyetja: "Cila është më e frikshme - lufta apo uria?", të gjithë më përgjigjeshin - uria. U tmerrova nga ky fakt, sepse kurrë nuk kam menduar se ka diçka më të tmerrshme se lufta. Por ka dhe kjo është uria, e cila është pasojë e luftës dhe është një kërcënim për të gjithë botën”.

Lufta e sotme në Ukrainë e gjeti Jonën në fshatin e saj të lindjes, ku ajo u kthye pas 10 vitesh udhëtime në Nju Jork, Romë dhe Londër. Dhe pikërisht kur piktorja e re e mbaroi rinovimin e një hambari të kthyer në studio dhe bleu 80 kanavaca të mëdha që do të ishin pikturat e fundit të Projektit “Uria”, filluan goditjet e luftës. Atëherë Jona u kthye në Sofje dhe historia vazhdoi rrugën e saj.

“Paqja është një përgjegjësi kolektive. Dikush mund të thotë se kjo është punë e politikanëve dhe se njerëzit e thjeshtë nuk kanë lidhje me të. Por kur të gjithë kanë frikë nga shpërthimi i bombave bërthamore, kjo prek të gjithë. Të gjithë e ndjejnë atë që po ndodh në atdheun tim.”

Jona është e bindur se me mjetet e artit që përdor mund të prekë më lehtë dhe drejtpërdrejt zemrat e njerëzve të sotëm.

Ajo ka paraqitur fakte dhe detaje që sipas saj do të ishte e vështirë të gjenden në dokumentacionin zyrtar. Një dokument shpirtëror i vulosur – kështu i përshkruan ajo veprat e veta.

“Unë ende po shoh një shoqëri të fjetur. Me ekspozitën time dua të hedh dritë mbi një pjesë të historisë që nuk njihet shumë, por po përsëritet. Dhe mesazhi im në ekspozitë është: le të shërbejë vuajtja për bashkim, jo për ​​përçarje dhe armiqësi” – tha në përfundim të bisedës sonë Jona Tukuser.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria

Në Romë nderojnë njëqindvjetorin e studiuesit italian, Prof. Riccardo Picchio, specialist në fushën e studimeve të bullgarishtes

Prof. Riccardo Picchio (1923 – 2011) është pak i njohur për publikun e gjerë, por ai është një nga studiuesit më të mëdhenj italianë që përktheu autorë klasikë bullgarë në Itali, thotë Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare në Romë “Asen dhe..

botuar më 24-06-20 7.30.PD
Marius Donkin

Aktori dhe regjisori bullgar Marius Donkin u nderua në një festival teatror në Prishtinë

Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..

botuar më 24-06-17 12.34.MD

Muzeu Arkeologjik Kombëtar merr pjesë në Ditët Evropiane të Arkeologjisë - shikoni se si

Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit...

botuar më 24-06-15 8.30.PD