Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në "dasëm" në Muzeun Historik Rajonal të Sofjes

Foto: Muzeu Historik Rajonal i Sofjes

Çfarë ndryshimesh pësuan traditat e dasmave bullgare pas çlirimit në vitin 1878? Si qyteti, si qendër tërheqëse për një lloj të ri jetese, ndryshon edhe dasmën? Çfarë solli socializmi në periudhën 1944-1989? Përgjigjet për këto dhe shumë pyetje të tjera jep ekspozita e përkohshme "Dasma" në Muzeun Historik Rajonal të Sofjes.

“Në ekspozitë mund të shikohet kostumi tradicional i dasmës, i cili është i panjohur për publikun e ri. Është bërë edhe një restaurim i kurorës që mbahej nga nusja në dasmën tradicionale – thotë Marijana Marinova. – Në mjedisin urban, kostumet e dasmës ruajnë stabilitetin relativ. Fustani i bardhë, velloja dhe buqeta janë të detyrueshme. Por pamja e tyre ndryshon me kalimin e kohës, për shembull, midis fundit të shekullit të XIX-të dhe fillimit të shekullit të ХХ-të, nuset kishin fustane shumë të gjata, të cilat mbaheshin nga shoqërueset e nuses. Gradualisht, nuset fillojnë të preferojnë fustane më praktike. Në periudhën rreth dhe pas luftërave, kur kushtet materiale ishin dukshëm të vështira, njerëzit martoheshin edhe me rrobat e përditshme, ndërsa në socializëm, kërkohej një mënyrë për të shpëtuar nga klisheja e fustanit të bardhë tradicional të nusërisë”.


Fustani më i vjetër i nusërisë i paraqitur në ekspozitë është i vitit 1888. Është punuar në Lion të Francës, është blerë nga Stambolli dhe i përkiste gruas së kryeministrit Dr. Konstantin Stoillov, një nga autorët e ligjeve të para të Bullgarisë pas Çlirimit.

Në ekspozitë duken qartë ndryshimet që kanë pësuar kostumet, dokumentet e martesës, fotografitë, si dhe dhuratat e dasmës rurale dhe urbane.

“Ato ruralet janë çorape, peshqirë, këmisha, ndërsa në dasmat urbane dhurohen qese - tip zarfesh për ruajtjen e të brendshmeve, peshqirëve etj., të cilat janë të punuara bukur dhe qëndrojnë në gardërobë apo në mur – thotë Marijana Marinova. - Dhurohen gjëra praktike që t’i shërbejnë në jetën e ardhshme familjes së re - komplete ngrënieje, tenxhere. Në ekspozitë mund të shihet edhe kompleti i çajit prej argjendi që babai i Poliksena Stambollovës i bëri vajzës së tij me rastin e fejesës së saj me kryeministrin e ardhshëm Stefan Stambollov”.

Ekzistojnë veçanti edhe në festimet gjatë periudhave të ndryshme. Në rastin e një dasme tradicionale, kjo është një ngjarje ku merr pjesë i gjithë fshati, sepse është edhe legjitimim i çiftit të ri para shoqërisë. Në dasmën e qytetit, vetëm disa të ftuar marrin ftesë për ngjarjen e madhe. Më pas hareja vazhdon në shtëpi ose në restorant.

“Ky sistem u ruajt edhe në periudhën e socializmit, ku karakteristike për dasmën urbane pas Çlirimit është se të gjithë janë të veshur me veshje evropiane, që ndjekin trendet evropiane të modës – vazhdon Marijana Marinova. - Në një dasëm tradicionale, kumbarët janë si të afërmit, ndërsa në një dasëm urbane për kumbar ftohet një njeri me pozitë në shoqëri, i cili mund të ndihmojë familjen e re dhe në veçanti karrierën e dhëndrit në rrugën e tij të ardhshme profesionale. Deri vonë është ruajtur tradita, që ekziston si në dasmat tradicionale ashtu edhe në ato urbane – të ketë muzikë, madje disa nga çiftet mendonin se nëse nuk i bihej gajdes dhe daulles, nuk do të kishin fat në jetën bashkëshortore. "


Një traditë interesante për shoqërinë socialiste është e ashtuquajtura “dasma e Komsomolit”, e cila karakterizohet nga fakti se të porsamartuarit nuk u bëjnë dhurata të ftuarve, por në vend të kësaj pas martesës, çifti i ri dhuron lule dhe bën foto përpara ndonjë prej monumenteve - të Ushtrisë Sovjetike, Mbretit Çlirues ose ndonjë monument tjetër, në varësi të vendbanimit. Dhurata për familjen e re janë para në zarf, për të evituar pamjet me zbukurimin e të porsamartuarve me gjerdane kartëmonedhash dhe akuzat për aspirata të tepruara drejt gjërave materiale.

Në mënyrë shumë interesante po ndryshon edhe tradita e vjetër bullgare e hedhjes së grurit mbi kokat e të porsamartuarve si simbol i pjellorisë.

“Grurit i shtohen karamele dhe qindarka, dhe e gjithë kjo gjatë kohës së socializmit mblidhet në një paketë të vogël me formë të bukur, e cila merret nga të ftuarit si kujtim dhe me urim për pjellori, mbarësi dhe jetë të ëmbël për të porsamartuarit. "

Pavarësisht ndryshimeve në ritualin e përgjithshëm, kuptimi i tij mbetet i pandryshuar: bashkimi i dy personave, ndërtimi i një familjeje të re dhe edukimi i fëmijëve që do të lindin nga kjo martesë.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Muzeu Historik Rajonal i Sofjes, Desisllava Semkovska




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD
D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD