Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhjetë persona kanë vdekur nga koronavirusi – të gjithë të pavaksinuar

Foto: arkiv

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 220 raste me koronavirus nga 3730 analiza, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. Më pak se 6% e mostrave rezultuan pozitive. 60% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 78, në Plovdiv - 16 dhe në Ruse - 14. Janë 495 pacientë në spital - 56 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 78% e 46 personave të sapo pranuar nuk janë vaksinuar. Dhjetë persona kanë vdekur – të gjithë të pa imunizuar, ndërsa janë shëruar 250. Rastet aktive janë 7761. Dje janë administruar 975 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Janë 2 073 888 persona me imunizim të përfunduar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev filloi konsultimet me forcat parlamentare para dorëzimit të mandatit për formimin e kabinetit

Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet e tij me partitë dhe koalicionet parlamentare përpara se t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë forcës GERB-SDS, që fitoi zgjedhjet. Në fillim të takimit me forcën e parë politike ai veçoi dy pyetje -..

rinovuar më 24-06-24 3.37.MD

Festivali i kulinarisë "Të ushqyerit e kaçakëve" në Kulla mbledh dashamirët e pjatave me barishte dhe erëza

Në Ditën e Enjos , kur sipas traditës, barishtet e mbledhura në lindjen e diellit kanë fuqinë më të madhe shëruese, bashkia e qytetit Kulla dhe Vatra e Kulturës “Prosveta 1882” ftojnë në festën e kuzhinës “Të ushqyerit e kaçakëve”. “Për herë..

botuar më 24-06-24 11.47.PD
Atanas Illkov

Brendo, i cili kërkohet me një urdhër-arresti evropian, u dorëzua në polici

Mëngjesin e sotëm në polici u dorëzua Evelin Banev-Brendo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ai u zhduk pasi mori një dënim efektiv me gjashtë vjet për pastrim parash. Në vitin 2018, Evelin Banev u..

botuar më 24-06-24 11.13.PD