Vetëm katër nga shtatë forcat politike kanë hyrë në sallën plenare dhe nuk kanë mbledhur kuorumin për hapjen e mbledhjes. “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” bojkotojnë Kuvendin Popullor, ndërsa deputetët e GERB-it u thirrën në selinë e partisë nga lideri i tyre Bojko Borisov. Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov deklaroi në margjinat e parlamentit se bashkëpartiakët e tij nuk do të hyjnë në sallë, edhe nëse Bojko Borisov bën një hap prapa në ndryshimet e propozuara nga BSP, pasi ata insistojnë në tërheqjen e projektligjit.
Ndërkohë, në një konferencë, kreu i GERB u kërkoi deputetëve të tij që të mos mbështesin propozimet për shfuqizimin e Këshillit Publik të KQZ-së dhe të zonëszgjedhore “Jashtë Shtetit”, si dhe kushtin për të paktën 100 aplikime për hapjen e seksioneve të votimit jashtë vendit. Megjithatë, ai theksoi se GERB nuk do të heqë dorë nga kthimi i fletëve të votimit. Bojko Borisov ftoi në një bisedë pjesën tjetër të forcave parlamentare për të rihapur temën e Kodit Zgjedhor, por edhe atë të nevojës së një Asambleje Kombëtare funksionale.
Dy orë më vonë dhe pas tre votave, deputetët arritën të mbledhin kuorum me ndihmën e grupit parlamentar të GERB-SDS.
GERB vazhdon të insistojë për fletëvotimet në letër, por është gati të bëjë kompromise sa u përket teksteve të tjeraNjë milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..