Tre bullgarë u shpallën kampionë të Evropës në kampionatin e kikboksit që mbahet në Antalia. Këta janë Borisllav Radullov, në stilin “Point Fighting” në tatami, kategori - 57 kg, Kirill Iliev, në stilin “Light contact” në tatami, kategori - 57 kg dhe Ognjan Mirçev, stili K1 në ring, kategori - 63,5 kg.
Në ditën e parafundit të garës, garuesit tanë kombëtarë Ali Yuzeir, në stilin K1 në ring, kategori - 75 kg, Hristo Kalaixhiev, në stilin “Low Kick” në ring, kategori - 86 kg, Mario Arzhanov, në stilin “Full Contact” në ring, kategori - 54 kg dhe Kristina Nikollova, në stilin “Kicklight contact” në tatami, kategori - 50 kg fitouan katër medalje argjendi.
Konfederata Bullgare e Kikboksit dhe Muay Thai-s ngriti një kontestim për shkak të numërimit të gabuar nga arbitrat e disa goditjeve nga Kristina Nikollova dhe dhënies së fitores rivales së saj Duigu Turanot nga Turqia.
Kristina Nikollova do të kthehet nga Antalia me një koleksion prej një medalje argjendi dhe dy bronzi të fituara në stilet e tjera.
Tenisti bullgar 19-vjeçar Pjotër Nesterov ka kaluar në çerekfinalen e turneut të tenisit me vlerë 15 000 dollarë në Monastir, Tunizi. Në raundin e dytë bullgari 19-vjeçar mposhti liderin në skemë Robin Bertrand nga Franca me 6:4, 3:6, 6:2...
Basketbollisti Aleksandër Vezenkov u shpall Sportisti i Vitit në Bullgari pasi fitoi në sondazhin tradicional midis gazetarëve sportivë në vend. Në edicionin e 65-të të renditjes prestigjioze, treshen prestigjioze e plotësojnë mundësit Kirill..
Notari rumun 18-vjeçar David Popovici është fituesi i edicionit të 49-të të sondazhit të BTA "Sportisti i Ballkanit" për vitin 2022. I vetmi bullgar në top 10 - basketbollisti Aleksandër Vezenkov u rendit i teti...
Georgi Ivanov ka triumfuar me titullin evropian në kampionatin e mundjes për moshën deri në 23 vjeç në Bukuresht. Në finale në kategorinë 125..