Kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme krye komisionari Petër Todorov dhe zëvendësi i tij Stanimir Stanev dhanë dorëheqje, njoftoi Todorov. Shkak u bë një tjetër incident ku një punonjës policie mbeti i plagosur gjatë ndalimit të emigrantëve të paligjshëm. Ai vuri në dukje se çdo ditë policët “me trupat dhe jetën e tyre” ndalojnë valën e emigrantëve dhe se është koha e fundit që vendime legjislative t’i mbrojnë ata. Todorov theksoi se ligji është liberal ndaj biznesit të trafikantëve dhe nga 4000 procedura paraprake të iniciuara në 2 vjet, 175 u dënuan realisht.
Pas një ndjekjeje prej 50 kilometrash, një autobus me 12 emigrantë nga Siria, i drejtuar nga një bullgar me precedentë penalë, pa patentë goditi furgonin e policisë në unazën e kryeqytetit.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..