Në vitin 2022, Kori Miks i BNR hyri në sezonin e tij të 70-të, i cili vazhdon më 23 nëntor me një koncert në Klubin Qendror Ushtarak. Do të interpretohen vepra nga Apostoll Nikolaev-Strumski, Stefan Mutafçiev, Georgi Popov, Aleksandër Rajçev, Sllavill Dimitrov, Nikollaj Stojkov, Dimitër Ninov dhe të tjerë, si dhe "Misa Katolika Bulgarika" nga Juli Damjanov, me pjesëmarrjen e Georgi Bakërxhiev (daulle ). Solistë në program janë Velisllav Ninov, Vesella Todorova, Viktor Krëstanov, Dimitër Zashev, Nadja Pavllova, Srebrina Mineva - të gjithë janë këngëtarë nga radhët e ansamblit prestigjioz. Shoqërimi i pianos është i Monika Gvozdevës.
Ndër vite, Kori Miks i BNR-së ka dhënë koncerte në Gjermani, Francë, Britani të Madhe, Itali, Zvicër, Greqi, Japoni. Ai mori pjesë në produksione të mëdha operash, koncerte dhe regjistrime nën drejtimin e dirigjentëve të mëdhenj, duke përfshirë Herbert von Karajan, Georges Pretre, Claudio Abbado, Pierre Dervaux dhe të tjerë.
Në vitin 2014, kori i BNR-së u ftua të merrte pjesë në koncertin spektakolar "Europa këndon" në sheshin e Vjenës për datën 9 maj - Ditën e Evropës - një koncert i transmetuar drejtpërdrejt në dhjetëra stacione televizive dhe radio, pjesë e Unionit Evropian të Transmetuesve.
Prej vitit 2016, dirigjente e korit është Ljubomira Aleksandrova, e cila do të drejtojë edhe koncertin më 23 nëntor.
Ja dhe një nga himnet që do të luhet - "Beko shpirtin tim" nga Apostoll Nikollaev-Strumski (1886-1971), kompozitor dhe dirigjent i koreve të kishës.
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..