Një konkurs startup agro-ushqimor u jep disa prej sipërmarrëseve femra më të talentuara mundësinë për të prezantuar projektet e tyre dhe për të marrë mbështetje për të zhvilluar më tej idetë e tyre. Konkursiorganizohet nga Agjencia Rajonale për Sipërmarrje dhe Inovacion - Varna me mbështetjen financiare të Empowering Women in Agrifood - EWA Bulgaria dhe Institutit Evropian për Inovacion dhe Teknologji në Ushqim - EIT Food, organ i Bashkimit Evropian.
Në konkurs do të marrin pjesë 10 femra nga programi EWA Bulgaria 2022, të cilat do të konkurrojnë në të ashtuquajturat "pitching". Secila prej tyre do të ketë 7 minuta për të bindur jurinë dhe audiencën për potencialin e nismës së tyre dhe 7 minuta të tjera për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të bëra.
Projektet do të vlerësohen nga një juri e dalluar në prani të publikut, të ftuarve specialë, investitorëve dhe mediave.
Çmimi i madh është në vlerë prej 10.000 euro, ndërsa për vendin e dytë parashikohen 5 000 euro.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një nga prodhuesit më të mëdhenj austriak të pajisjeve të skive në botë, i vendosur në Çepellare(Bullgari Jugore), do të ndërtojë një fabrikë të re në Bullgari. Prodhimi i ri pritet të nisë këtë vit në Asenovgrad, i cili ndodhet jo shumë larg..
Shpenzimet e familjeve bullgare janë rritur në mënyrë dramatike. Në një vit, shuma e mirëmbajtjes për një familje 3 anëtarësh është rritur me 366 leva dhe të ardhurat mujore neto të nevojshme arrijnë në 2432 leva. Tani, krahasuar me vitin 2021,..
Lufta në Ukrainë po e vë në provë ekonominë botërore dhe ekspertët e OKB-së po parashikojnë për vitin 2023 rritjen më të ngadaltë në dekadën e fundit. Për Bullgarinë, rritja parashikohet të ngadalësohet nga 3 për qind e pritur në 2022 në 1.5 për..
Shpenzimet e familjeve bullgare janë rritur në mënyrë dramatike. Në një vit, shuma e mirëmbajtjes për një familje 3 anëtarësh është rritur me 366..
Një nga prodhuesit më të mëdhenj austriak të pajisjeve të skive në botë, i vendosur në Çepellare(Bullgari Jugore), do të ndërtojë një fabrikë të re në..