Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Framatom” është gati të marrë pjesë në diversifikimin e karburantit bërthamor për Centralin Atomik Bërthamor “Kozlloduj”

Rosen Hristov dhe Anies Panier-Ryunache
Foto: me.government.bg

Në një takim në Bruksel, ministri i energjetikës Rosen Hristov dhe kolegia e tij franceze Anies Panier-Ryunache diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë me theks në energjinë gjeotermale dhe bërthamore. Në lidhje me bashkëpunimin në energjetikën bërthamore, ministri francez theksoi se “Framatom” është i pavarur nga Rusia dhe është i gatshëm të marrë pjesë në procesin e diversifikimit të furnizimit me lëndë djegëse të freskët bërthamore për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”, si dhe të ndihmojë palën bullgare në rast zgjerimi i programit bërthamor  në të ardhmen.

Dëshirën e kompanisë franceze e shprehu edhe udhëheqja e saj në krye me drejtorin ekzekutiv Bernard Fontana në një takim në Sofje me presidentin Rumen Radev. Presidenti theksoi se arritja e diversifikimit të energjisë është prioritet kyç për vendin tonë.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shënojmë Ditën Ndërkombëtare kundër Drogës

Më 26 qershor, të gjithë njerëzit në mbarë botën janë të ftuar të marrin një pozitë aktive në luftën kundër përhapjes së varësisë nga droga. Në lidhje me Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Përdorimit të Drogave dhe Trafiqeve të Paligjshme,..

botuar më 24-06-26 5.10.PD

Parashikimi i motit për 26 qershorin

E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Pasdite në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në zonat malore dukuritë do të jenë intensive. Temperaturat..

botuar më 24-06-25 7.40.MD

Banka Bullgare për Zhvillim do të financojë industrinë tonë të mbrojtjes

Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) po fillon financimin “pa limit” të industrisë së mbrojtjes në vendin tonë. Sipas ministrit teknik të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, kompleksi industrial ushtarak është një sektor strategjik për Bullgarinë..

botuar më 24-06-25 6.11.MD