Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zelenski: Për sa kohë që ka raketa, Rusia nuk do t’i ndalë sulmet

Foto: arkiv

“Ukrainasit duhet të përgatiten për një dimër të gjatë dhe të vështirë të shënuar nga sulmet ruse”, tha Presidenti Vollodimir Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes. Ai shtoi se për sa kohë që ka raketa, Moska nuk do të ndalojë së godituri infrastrukturën kryesore të vendit. Sipas Zelenski, ushtria ukrainase po përgatitet t’i përgjigjet sulmeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë, ukrainasit duhet të jenë gati për t’u ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë në muajt e ardhshëm. “Së bashku do të mund të mbijetojmë gjithçka”, theksoi ai.

Ndërkohë, miliona ukrainas mbeten pa energji elektrike dhe ujë pas sulmeve ruse. Në kryeqytetin Kiev, ku ra borë e madhe dhe temperaturat janë rreth zeros, u vendosën ndërprerje të përkohshme të energjisë për shumicën e banorëve. “Sulmet ruse kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës përbëjnë gjenocid”, tha prokurori i përgjithshëm ukrainas Andrij Kostin për BBC. Sipas tij, 11 mijë fëmijë ukrainas u deportuan me forcë në Rusi.

Rusia do të ndalojë shitjen e naftës dhe gazit natyror për vendet që mbështesin tavanin e çmimit të naftës ruse të planifikuar nga Bashkimi Evropian dhe G-7, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Deklarata e tij për televizionin shtetëror rus e bëri të qartë se qëndrimi nuk është përfundimtar. “Për momentin, ne vijojmë nga deklarata e Presidentit Putin se nuk do të tregtojmë naftë, produkte nafte dhe gaz me vende të tilla. Por ne gjithashtu dëgjojmë të flitet për numra të ndryshëm me shumë nuanca për t'u llogaritur”.

BE-ja synon të vendosë një çmim maksimal për naftën ruse nga 5 dhjetori i këtij viti, në mënyrë që të kufizojë të ardhurat me të cilat Moska financon luftën kundër Ukrainës. Shtetet anëtare nuk kanë rënë ende dakord për nivelin e këtij tavani.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti: Shteti duhet të garantojë kushtet për unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare

Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për mundësinë e regjistrimit të një "kishe ortodokse" paralele. Gjatë bisedës Radev theksoi se Kisha Ortodokse..

botuar më 25-01-03 4.06.MD

Turizmi pritet të fitojë 300 milionë lela në vit nga hyrja jonë në Shengen

Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..

botuar më 25-01-03 10.31.PD

Parashikimi i motit për 3 janarin

Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..

botuar më 25-01-02 7.35.MD